Katër vepra dhe xheneti

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 2 minuta lexim
Hoxhë. Altin Plumbi
Profeti alejhi salatu ue selam pyeti shokët e tij: “Kush nga ju është gdhirë sot agjërueshëm?
Ebu Bekri tha: Unë.
Profeti pyeti: Kysh nga ju ka shkuar sot në ndonjë xhenaze?
Ebu Bekri tha: Unë.
Profeti pyeti: Kush nga ju ka ushqyer sot ndonjë të varfër?
Ebu Bekri tha: Unë.
Profeti pyeti: Kush nga ju ka vizituar sot ndonjë të sëmurë?
Ebu Bekri tha: Unë.
Profeti tha: Nuk bashkohen këto(vepra) te një njeri, vetëm se ai hyn në xhenet.”Muslimi
– Kush ka shkuar në xhenaze nënkupton, faljen e namazit të xhenazesë dhe prezantimin në varrim, derisa trupi të mbulohet me dhe.
– Hyn në xhenet: mendohet se hyn pa u marr në llogari, sepse njeriu hyn në xhenet me besimin në Allahun dhe me veçimin e Tij në adhurim, pavarsisht se nuk i ka bërë këto vepra vullnetare.
Gjithashtu mendohet se hyn në xhenet nga cila derë e xhenetit që të dëshirojë.
Në hadithin tjetër profetik thuhet:
“Për të gjithë ata që kryejnë vepra të mira, ka nga një derë në xhenet(sipas llojit të veprës), ku do të thirren prej saj, nëpërmjet veprës së kryer. Gjithashtu edhe agjëruesit kanë një derë nga do të thirren, e cila quhet Rejan.
Ebu Bekri pyeti: O i dërguari i Allahut, a ka ndonjë që do të thirret prej të gjitha dyerve?
Profeti alejhi salatu ue selam u përgjigj:
Po, dhe unë shpresoj që ti o ebu Bekër të jesh prej tyre.” Ahmedi
Allahu na bëftë prej tyre!