MATURANT NË MOSHËN 68 VJEÇARE
Imer Hamza nga fshati Pallçisht i Poshtëm të Tetovës, rrëzon të gjitha teoritë se në moshë të shtyrë truri e ka vështirë të akumulojë informacione të reja e të pajiset me dituri. Ai, në moshën 68 vjeçare, mbaroi me sukses shkollën e mesme, medresenë “Isa Beu” në Shkup.
ke e detyroi që në moshë të re të fillojë punën për të siguruar kushtet minimale për jetësë. Megjithatë, dëshira e tij për t’u shkolluar nuk u tret kurrë. Në vitin 2010 regjistrohet në medresenë “Isa Beu” për një rifillim të ri. I gjithë inspirimi i tij vjen duke u bazuar tek mësimet islame për të cilën ai thotë:
“Unë nisem nga hadithi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i cili na mëson të kërkojmë diturinë po ashtu edhe Allahu i madhërishëm e fillon Kur’anin me fjalët: “Lexo dhe mëso në emër të Allahut i Cili krijoi çdo gjë”. Në Kur’an nuk përmendet mosha, por thotë “lexo”.
Maturanti i ri, Imeri, gjatë katër viteve të shkollës të mesme, kalonte mbi tetë orë me libra. Pjesa më e bukur e ditës së tij ishte kur mblidhte familjarët dhe u shpjegonte diçka nga njohuritë e përfituara. Ai vlerëson se, për të përfituar dituri, duhet vullnet dhe mund. Këtë ua sugjeron fëmijëve dhe të rinjëve që janë në këtë proces, duke i këshilluar që përdorimin e teknologjisë ta kalojnë në vend të dytë, ndërsa studimin intensiv në vend të parë.
“Allahu u përgjigjet të gjitha lutjeve të sinqerta të robërve të vetë, duke vazhduar t’i pyes çdo natë se “A ka dikush nevojë për diçka”. Unë kisha nevojë për dije dhe nga kjo dëshirë Allahu nuk më privoi”, shprehet Haxhi Hamza.
Dëshira e tij nuk përfundon këtu; ai synon të vazhdojë studimet në Fakuktetin e Shkencave Islame në Shkup. “Unë nuk kam nevojë për një vend pune, sepse këtë nuk ma premton as mosha. Unë gëzoj një stabilitet të plotë ekonomik, sepse kam pension të Zvicrës. Këtë e bëj thjesht nga dëshira për dije dhe për të plotësuar hadithin e Muhamedit a.s kur porosit umetin e tij që të kërkojnë dituri deri në fund të jetës”, thotë maturanti 68 vjeçar nga Tetova.
Kërkimi i diturisë nuk njeh kohë dhe moshë. Ky është një model pozitiv që duhet marrë si shembull pejgamberi Muhamed, paqja dhe bekimi I Allahut qoftë mbi të ka thënë: Kush e ndjek një rrugë, përmes të cilës kërkon dituri, me këtë Allahu ia lehtëson atij rrugën për në Xhenet.” /transmeton Muslimi/.