Kibla në numrin e vet të dymbëdhjetë

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

Pandemia si fenomen social dhe reagimi qytetar është tema themelore e këtij numri të revistës Kibla. Redaksia e revistës Kibla tashmë nxjerr numrin e dybëdhjetë të saj me një numër rubrikash interesante dhe shkrimesh historike e sociale, që e pasurojnë më tej jetën tonë kulturore. Rubrika e fetvave i është kushtuar pikërisht shqetësimeve dhe pyetjeve që janë paraqitur pranë Komisionit të Pyetjeve dhe Fetvave të LHSH, i cili është munduar të jetë sa më pranë besimtarëve në këto momente të vështira. Pyetjet janë nga më të ndryshmet, nga falja e namazit në xhami në kushtet e kësaj pandemie e deri për dhënien apo mosdhënien e dorës. Rubrika historike dhe studimore janë pasuruar me shkrimet mbi dijetarët me origjinë shqiptare në Perandorinë Osmane dhe Rrëfimi në Kuran. Drejtësia e Omerit r.a. është një nga shkrimet më të veçanta të këtij numri.

I ftojmë lexuesit dhe besimtarët të abonohen te revista Kibla, ku do të gjejnë edhe emra të mirënjohur hoxhallarësh në të gjithë trojet shqiptare. Kibla tashmë është kthyer në një dritare rrezatuese të dijes dhe kulturës islame shqiptare.