Lidhja e Hoxhallareve te Shqiperise peruron nje tjeter veper islame ne lagjen Qafe Gjashte ne qytetin e Sarandes. E vendosur ne nje pozicion strategjik xhamia Ebu Beker Sidik e Qafe Gjashtes eshte nje nder objektet me te medha te kultit ne jugun e Shqiperise. Ne prezence perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman te Shqiperise, myftiut te Sarandes, kryebashkiakes se qytetit, te perfaqesueve te shoqates Udha e Besimtareve dhe nje numri insitucionesh fetare dhe vendore u perurua kjo xhami e cila permban ne vetvete edhe ambiente te tjera te distinuara per ekukimin fetar te brezave.
Ky investim vjen si rezultat i bashkepunimit te ngushte me institucionin bamires shteteror kuvajtian Bejtu Zekat dhe te gjitha instancave perfaqesuese te shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi.
Nje falenderim i veçante i takon gjithashtu myftinise se Sarandes me ne krye myftiun H. Bledar Mullai per kontributin e madh dhe bashkepunimin e hapur, kryebashkiakes se ketij qytetit Floriana Koka per infrastukturen e siguruar ne funksion te xhamise dhe per shoqaten Udha e Besimtareve qe kontribuan per qendren studimore dhe arsimore te xhamise.