Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë pranohet si anëtare e përhershme e Ligës së Dijetarëve Muslimanë
Në një njoftim dërguar Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë nga Liga së Dijetarëve Muslimanë me qëndër në Kuvajt bëhet me dije pranimi i anëtarësisë së përhershme të LHSH pranë kësaj organizate. Duke shprehur konsideratat më të mira për aktivitetin e LHSH-së në këtë njoftim thuhet: “Na gëzon pa masë që t’ju bëjmë me dije pranimin e kërkesës tuaj për të qenë anëtarë të përhershëm të Ligës së Dijetarëve Muslimanë, duke parë përpjekjet tuaja të begata në thirrjen në rrugën e Allahut dhe në përhapjen e dijes fetare. Liga e Dijetarëve Muslimanë përpiqet maskimalisht për të unifikuar fjalën e dijetarëve muslimanë të Ehli Sunetit në botë dhe për unifikimin e qëndrimeve të tyre në lidhje me çështjet e reja dhe emergjente të umetit, si dhe për krijimin e një reference fetare që i drejton muslimanët në rrugën e duhur”, thuhet në këtë njoftim.