Një pikëpamje shumë e ngushtë e fetares
Sami Mexhid
Përktheu Ardit Kraja
Muslimanët kanë të përbashkët principin e monoteizmit dhe bazat e besimit të tyre kolektiv. Megjithatë, ata e kanë këtë të përbashkët, ata ndryshojnë në nivelin e fetarsisë dhe devotshmërisë së tyre ose nivelin e gjynaheve dhe keqbërjeve. Disa janë me të vërtetë shtypës të vetë shpirtërave të tyre, disa janë të etur për të bërë vepra të mira dhe të tjerët janë diku në mes. Kjo pabarabarsi midis muslimanëve nuk e nxjerr asnjërin prej tyre jashtë lidhjeve të besnikërisë dhe dashamirësisë që duhet të ekzistojë midis tyre.Të gjithë atyre i janë premtuar “kopshtet e përjetshme në të cilat ata do të hynë”. Edhe ata të cilët janë keqbërës ndaj shpirtit të tyre në fund të fundit do të hynë në Parajsë.
Ka shumë mënyra sesi një person mund ta dëmtojë vetë shpirtin e tij. Në fakt ka aq shumë mënyra sa ka edhe mënyra për të bërë gjynah. E njëjta mund të thuhet rreth devotshmërisë. Ka rrugë të panumërta për të bërë mirë. Ashtu si zjarri i Ferrit ka shtatë dyer, Parajsa ka tetë. Do të ketë njerëz që do të thirren nga njëra prej këtyre dyerve; disa do të thirren nga të gjitha dyert e Parajsës. Kjo na tregon se ka më shumë sesa një manifestim të devotshmërisë. Ajo nuk ka vetëm një fytyrë. Ne nuk mund të pikturojmë një pikturë të vetme dhe të themi, “Kjo është çfarë kuptojmë me devotshmëri. Nuk ka asgjë tjetër”.
Megjithatë, janë ata të cilët veshin një lloj veshjeje dhe paraqitjeje të jashtme dhe e përdorin si masën e vetme të devotshmërisë së një personi. Ngushtimi i nocionit të fetares në paraqitjen e jashtme në vend të esencës së një personi ku paraqitjet e jashtme bëhen faktorë të vetëm kualifikues për fetaren. Kështu me mentalitetin se prezenca nuk kërkon asgjë tjetër dhe mungesa e saj nuk mund të kompensohet me asgjë tjetër është një nga gabimet më të mëdha të rizgjimit të tanishëm islam.
Rizgjimi islam ka sjellur ndryshime në shoqëri, shumë më shumë sesa një ndryshim në dukje. Ai ka qenë një rizgji m në besim, në diskutimin intelektual, në metotologji, në etikë dhe në ndjenja emocionale.
Megjithatë, terminologjia që ka lindur në këtë rizgjim, si term i “fetares” nuk përfaqsojnë një spektrum të gjërë të kuptimeve ose shprehu efektin total që rizgjimi ka patur në njerëz. Këto terma mbeten si të kufizuar me qëllim dhe superfaqsorë në kuptimin që në ditën kur së pari u citua.
Termi “fetarë” është i kufizuar vetëm tek pamja e jashtme. Të dyja janë aq të lidhura bashkë sa kushdo që e ka paraqitjen menjehëre deklarohet fetarë dhe i devotshëm, çfarëdo keqbërjesh të mund të ketë bërë. Ndërsa, kushdo që nuk e ka paraqitjen në çdo mënyrë të rëndësishme zhvishet nga epiteti i fetarit.
Të gjitha cilësitë e tij të tjera të mira nuk do t’ja japin atij këtë nder, nuk ka rëndësi sesa më shumë të rëndësishme sesa paraqitja ato cilësi mund të jenë. Ne i shohim sesa të padrejta dhe arbitrare gjykime të tilla janë, nderet i jepen pas një shikimi të tërthortë në paraqitjen dhe stilin e personit. Të tilla vëzhgime, në të vërtetë, janë pagojce. Ata nuk na tregojnë ne asgjë se çfarë personi thotë ose bën ndërsa janë fjalët dhe veprat e personit ato që na tregojnë se kush është dhe çfarë bën. Megjithatë, këto gjykime të përmbledhshme kalojnë nga një gjuhë te tjetra, përderisa ata bëhen standarte me të cilat njerëzit vlerësojnë devotshmërinë dhe virtytin.
Duhet ta pranojmë se ne nuk mund të vlerësojmë karakterin e të tjerëve përveç nga çfarë ata na tregojnë për së jashtmi. Ashtu siç Umari ka thënë, “Ne do të të mbajmë në llogari për çfarë është e dukshme për ne nga veprat e tua”. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë që janë sjelljet, morali dhe ajo çfarë personi thotë që e bën këtë aspekt të jashtëm të një personi, jo vetëm paraqitjen e jashtme. “Paraqitja” e një personi nuk tregon asgjë më shumë ose më pak sesa vetvetja. Nuk thotë asgjë tjetër. As nuk mohon asgjë tjetër. Nuk ofron burimin e lavdërimit ose dënimit jashtë vetes së saj. Umari ka folur rreth veprave jo rreth veshjes dhe paraqitjes.
Fetarsia nuk është e kufizuar tek rrobat e trupit, por janë ndjenjat, emocionet dhe tendencat që dalin nga zemra dhe përkthehen në sjelljen e jashtme të gjymtyrëve. Nëse besnikëria mbahet përmes një rrethi të ngushtë me një farë paraqitjeje të jashtme , shoqëria do të ndahej në fraksione të vogla që do të jenë antagoniste ose të paktën jobashkëunuese me njëra-tjetrën. Këto ndarje priren të zmadhohen deri në një pikë sa njerëzit ndjejnë se nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre.
Si rezultat, është tepër e rëndësishme që ne t’i vëmë çështjet e paraqitjes së jashtme në perspektivën sesi islami i ka paraqitur. Ne nuk duhet të neglizhojmë ato çështje ose të zvogëlojmë rëndësinë e tyre. Ata janë shprehje të jashtme të besimit. Ata të cilët i mbajnë ato bëjnë mirë dhe ata të cilët i dhunojnë mësimet islame përsa i përket atyre bëjnë gabim. Por aty mbetet vlerësimi. Ato të cilët sillen në këtë mënyrë nuk meritojnë të kenë çdo mbivlerësim dhe virtyt që i atribuohet për shkak të paraqitjes. Këto çështje nuk duhet të trajtohen sikur ato të jenë principet e fesë mbi të cilat besnikëria dhe mosaprovimi, dashuria dhe armiqësia duhet të bazohen. Ashtu sikurse askush nuk ka të drejtë të nënçmojë mësimet e fesë sonë për paraqitjen e jashtme, barabarë askush nuk ka të drejtë t’i zmadhojë rëndësinë e tyre dhe t’i deklarojë njerëzit si fetarë ose të pandershëm mbi vetë llogarinë e tyre.
Asnjë person me mendje të shëndoshë nuk mund të kundërshtojë faktin që prezenca e disa karakteristikave të devotshme tek një person nuk do të thonë domosdoshmërisht që ai tërësisht përbrenda është i devotshëm. E ngjashme me këtë është se mungesa e disa karakteristikave të virtytshme nuk do të thotë se personi është përbrenda jo i devotshëm. Nëse të gjithë ne jemi të aftë ta njohim këtë fakt, atëhere pse disa prej nesh i bëjnë të tilla paraqitje të jashtme si tregues të devotshmërisë faktorin deçiziv se ku të vendosin besnikërinë dhe miqësinë tonë?
Një personi mund t’i mungojnë disa cilësi virtuoze ose të tjera, por ka të tjera cilësi të mira që janë shumë më të rëndësishme . Një person mund të ketë një zemër të pastër një gjuhë që e kontrollon veten nga përgojimi dhe të folurit keq, ide të shëndosha, karakter të mirë dhe drejtë ndaj të tjerëve, bujari në shpenzime bamirësie, i devotshëm në fjalë dhe integritet në përmbushjen e detyrave të tij ndaj të tjerëve.
A duhet të gjitha këto cilësi madhështore të hidhen për shkak se personit i mungon paraqitja e jashtme?
A nuk duhet që një person që ka të tilla cilësi të ndershme të jetë më i dashur tek zemrat tona sesa kushdo tjetër i cili e ka paraqitjen e “fetares” por karakteri i të cilëve ka cilësi të tilla të shëmtuara që paraqitja e tyre e jashtme nuk mund kurrë as të shpresojnë të maskojnë, si dikush i cili nuk sillet mirë ndaj të tjerëve, flet vrazhdë dhe budallallëqe, i cili i mohon njerëzve të drejtat e tyre, është ziliqar dhe i cili urren dhe mendon keq për vëllezërit e tij musliman?
Ne kemi nevojë t’i rregullojmë nocionin tonë të fetares që njerëzit kanë. Ata kanë nevojë të kuptojnë që nuk është e kufizuar tek pak vetë, parime specipefike që kanë lidhje me paraqitjen e jashtme, as ekskluzivitetin ndaj ndonjë grupi që e dallon veten me mënyrën sesi paraqiten. Në këtë mënyrë ne do të mbrojmë veten tonë nga të gënjyerit nga paraqitja. Shumë njerëz për të përfituar ndere me ata të cilët duan t’i mashtrojnë përdorin paraqitjen si maskë. Duke e rregulluar nocionin tonë të fetares ne do të bëhemi të aftë t’i shmangemi ashpërsisë që njerëzit ja tregojnë njëri-tjetrit mbi llogari të gjykimeve të tyre nga vëzhgimi që nuk shkon përtej një vështrim të parë paragjykues.
Së fundi, unë nuk dua që askush të më keqkuptojë dhe të mendojë që unë jam duke i marrë mësimet fetare të paraqitjes sonë si të parëndësishme ose që unë jam duke thënë se është në rregull neglizhimi i atyre çështjeve. Jo, kjo nuk është aspak ajo që them. Unë vetëm po them që rëndësia e këtyre çështjeve nuk duhet të ekzagjerohen deri në atë pikë sa çështjet e tjera të rëndësishme të nënçmohen.