Njeriu dhe pushteti

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 6 minuta lexim

pusht

Njeriu dhe pushteti

Ështe ne natyren e njeriut te kerkoje pushtet mbi sendet, madje nje nga tundimet me te medha qe e josh ate se tepermi. Shpesh qyteterimi njerezor ne çdo etape te tij lexohet pikerisht si nje perpjekje e vazhdueshme e njeriut per te sunduar mbi boten, per te zoteruar dhe pasur pushtet mbi çdo gje qe e rrethon.

E pare ne kete kendveshtrim, zhvillimi teknologjik eshte prirja e njeriut per te sunduar mbi boten materiale. Njohuria e tij per boten nuk nxitet vetem nga kersheria qe ai ka per te njohur fo gje, por edhe per ta sunduar ate. Shpikja e veglave, zhvillimi i teknologjise, zbutja e kafsheve, modifikimi gjenetik i qenieve te gjalla, qofshin keto bime apo kafshe, etj. vjen edhe si shkak i synimit te njerezve per te pasur kontroll dhe pushtet mbi objektet qe e rrethojne. Por, padyshim sfida me e madhe per njeriun eshte pushteti i tij mbi sojin e tij, eshte perpjekja per te ngadhenjyer mbi dobesite e tij si qenie njerezore, qe ia kufizojne atij pushtetin, pra mbi vetveten dhe mbi te tjeret. Nje nga keto dobesi dhe me rendesishmja eshte vdekja. Asnje pushtet sado i madh dhe i shtrire qe te jete, nuk mund te jete i plote nese nuk eshte i perjetshem. Keshtu pra, qe lufta per te ngadhenjyer mbi vdekjen dhe fituar perjetesine, motivohet edhe nga deshira per pushtet te perjetshem. Shpesh joshja e njeriut per te pasur pushtet mbi llojin e tij eshte me e madhe dhe me e kenaqshme per te, sesa pushteti mbi objektet e pajete e te palogjikshem. Dhe pikerisht per kete, ai e ndjen veten te pushtetshem, pra vetem kur ndjen pushtetin e tij mbi njerezit e tjere dhe jo thjesht mbi sendet dhe objektet materiale, te cilat nuk ia kenaqin atij egon e pushtetit aq sa duhet. Nje nga format e shfaqjes se kesaj prirje eshte edhe perpjekja e njeriut per t’ua imponuar te tjereve mendesine e tij, duke dashur qe edhe te tjeret te mendojne dhe veprojne si ai, ose ashtu siç deshiron ai per ta. Sepse, natyrisht vetem keshtu ai mund te arrije ta ndjeje vertete pushtetin e tij mbi te tjeret.

Revolucioni industrial, zhvillimi i shkencave humane dhe permbysjet e njepasnjeshme qe kane ndodhur dhe po ndodhin veçanerisht ne keto dy shekujt e fundit, nuk jane – sipas leximit te mesiperm- ve^se nje perpjeke e intensifikuar tej mase, per rritjen e pushtetit te njeriut, qofte kjo mbi boten materiale, qofte kjo mbi racen humane. Mirepo, eshte e çuditshme qe $do njeri ne vetvete sado i pushtetshem qe te jete dhe sado qe i ndjen kufizimet qe i japin dobesite e tij, perseri ai kerkon te riprodhoje vetveten, kjo sepse ai mendon se ne thelb ai eshte me i miri, duke e imagjinuar veten shpesh si nje rast tejet i veçante dhe ndoshta i paperseritshem, per veçantine qe ka, dhe se vetem sfida me kohen eshte ajo qe e pengon ate si individ te behet me i persosuri. Pikerisht nisur nga kjo ego e njeriut, ai nuk kerkon nje bote dhe njerez ndryshe nga fare ai eshte ne thelb, apo si i imagjinon dhe i enderron ai, por kerkon nje riprodhim te vetvetes dhe deshirave te tij. Dhe pikerisht kjo ego e shtyn ate, nder te tjera te kerkoje perjetesimin e tij ne kete bote me menyra nga me te ndryshmet. Nje nga keto menyra, sipas tyre, mund te jete edhe klonimi gjenetik, ku disa njerez mendojne se nepermjet tij do te mund te perjetesojne trupin, deshirat dhe endrrat e tyre! Disa te tjere kerkojne ta perjetesojne pushtetin e tyre nepermjet ideologjive, te cilat ata i shohin si finale dhe te perfundme, duke dashur keshtu te kthehen ne zota te hyjnizuar prej njerezve. Ka njerez iluzionar qe enderrojne se mund ta perjetesojne vetveten duke e digjitalizuar ate dhe ta zhvendosin ate te jetoje ne boten kibernetike, e prej andej te vertiten ndermjet kesaj dhe asaj bote! Te tjere ne menyre klasike, duan ta arrijne kete nepermjet diktatures…, e rendesishme per ta eshte te permbushet kjo deshire e pandalshme per perjetesi dhe pushtet, pa mjeti pak rendesi ka.

E pra eshte pikerisht ky instinkt i brendshem njerezor, qe dreqi e pikasi dhe e shfrytezoi, per ta joshur ate drejt perjetesise dhe pushtetit te perjetshem: “Por djalli e cyti: “O Adem, a do te te tregoj pemen e perjetesise dhe te nje mbreterimi qe nuk zhduket?” (Kurani, 20:120)

Dhe perfundimi dihet… nje mirazh pas te cilit ai do te rend pa e arritur kurre ate!

Nga Justinian Topulli

Kryetar i Lidhjes se Hoxhallareve te Shqiperise