Rikthimi i tokës së lënë vakëf për rrugën ku kalojnë njerëzit
Këshilli i Përhershëm i Fetvave në Arabisë Saudite
Pyetje e katërt e fetvasë nr. 16403
Pyetje: Një person e ka lënë tokën e tij vekëf për rrugën dhe anash rrugës ka ndëruar shtëpinë e tij. Pas më shumë se tridhjetë apo dyzet vjetësh nipërit e tij vijnë dhe ndërtojnë shtëpi në tokën që gjyshi i tyre ka lënë në funksion të rrugës së përbashkët. Çfarë dispozite ka një veprim i tillë?!
Përgjigje: Kush jep një tokë në funksion të një rruge ku kalojnë njerëz me nijetin e vakëfit apo duke e shprehur gojarisht qëllimin e tij, atëherë nuk i lejohet as atij dhe as fëmijëve dhe pasardhësve të tij që ta rikthejnë edhe një herë tjetër tokën.
Allahut i përket suksesi, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.