Përfaqësi e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë për vizita në Novi Pazar

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 1 minuta lexim

Një përfaqësi e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë shkon në Sanxhak për ngushëllime pasi ndërroi jetë ish-Myftiu i Sanxhakut Muamer Efendi Zukorliç, njëkohësisht edhe nënkryetar i Paralamentit të Serbisë. Grupi i përfaqësuesve të LHSH kreu vizitat e ngushëllimit pranë familjes Zukorliç, si dhe në disa nga institucionet më të rëndësishme të Novi Pazarit.

Në përbërje të kësaj përfaqësie ishin hoxhë Sokol Kondakçiu, kryetar i LHSH si dhe hoxhë Neki Kaloshi, hoxhë Bashkim Berisha dhe intelektuali i mirënjohur Fatmir Baçi. Delegacioni kreu disa vizita të rëndësishme, ku fillimish paraqiti ngushëllimet e veta familjarëve Mesud Zukorliç, e më pas gjatë vizitës në Fakultetin e Studimeve Islame të Novi Pazarit u pritën nga dekani i këtij fakulteti dr. Enver Giciç. Delegacioni u takua edhe me Kryetarin e Meshihatit Islam të Novi Pazarit Mevlud Efendi Dudiç, po ashtu edhe me kryeimamin e Rozhajës Rejhan Efendi Hoti. Gjithashtu hoxhallarët e nderuar vizituan edhe varrin e Muamer Efendi Zukorliçit dhe iu lutën Allahut të Madhëruar për shpirtin e të ndjerit, që ta falë e ta mëshirojë e ta pranojë në Xhenetet e Larta.