Puna në organet e drejtësisë, tatimeve dhe si llogaritar

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 6 minuta lexim

jurgamentu

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Puna në organet e drejtësisë

Zoti i ka dërguar Profetët e Tij dhe i ka zbritur Librat që njerëzit të gjykojnë me drejtësi. Rruga që ata duhet të ndjekin për t’ia arritur këtij qëllimi është të gjykojnë me ligjet e Tij, sepse këto ligje mbartin drejtësinë e plotë, dhe për këtë njerëzit duhet të lënë mënjanë çdo ligj që bie në kundërshtim me ligjet e Zotit, ligje që janë hartuar sipas dëshirës dhe rendeve njerëzore. Nuk lejohet të drejtohesh për gjykim në gjykatat joislame, vetëm në rastet kur nuk ka organizëm tjetër të pranuar fetarisht, e që është i aftë të kthejë të drejtat dhe largojë padrejtësitë. Kërkesat në këtë rast kudo që të paraqiten duhet të jenë të drejta fetarisht, në këtë rast duhet të pranohen vetëm gjykimet që përputhen me fenë, nëse dikush fiton nga gjykimi diçka që nuk i takon, atëherë ai nuk duhet ta marrë atë, sepse vendimi që jep gjykatësi nuk e bën haramin hallall dhe as hallallin haram, ai është thjeshtë zbulues i gjykimit dhe jo ai që e vendos atë që në themel.

Pakicat islame duhet të përpiqen të shuajnë konfliktet e tyre brenda kornizave të gjykimit islam dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet, duke ndjekur rrugët ligjore të vendeve ku ata jetojnë, të mundësojnë vënien në praktikë të gjykimeve islame, në veçanti në gjykimet që kanë të bëjnë me kodin civil.

Puna në fushën e avokatisë është e lejuar, nëse avokati është i bindur se çështja që ai mbron është e drejtë dhe e lejuar fetarisht.

Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/

 

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Puna në organet tatimore

Është e lejueshme të punohet në organet që merren me taksat, qofshin këto organizma që ndodhen në vendet islame ose jo, me nijetin që të tregohet sa më i butë me njerëzit dhe të përpiqet të vendoset drejtësia dhe të pakësohet padrejtësia në to, duke u frymëzuar për këtë nga shpirti i fesë dhe parimet e drejtësisë. Është e pëlqyeshme që të lihet kjo punë nëse paraqitet një alternativë më e përshtatshme për myslimanin.

Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/

 

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Puna si llogaritar

Puna si llogaritar është e lejuar, sepse llogaritari merret me një specialitet që përdor mjete të lejuara dhe norma bazë për gjërat është se ato janë të lejuara dhe nuk ka ndalesë përderisa të ketë argument fetar që kjo apo ajo gjë është e ndaluar. Përjashtim për këtë profesion bëhen rastet kur organizata ku punon llogaritari merret me veprimtari të ndaluar nga ana fetare, si tregtia e pijeve alkoolike, mishi i derrit etj. Në këtë rast nuk lejohet të punohet në këto vende, vetëm në rast domosdoshmërie, rast ky që përcaktohet sipas rregullave fetare, ku kjo domosdoshmëri merr vlerën që i takon dhe njëkohësisht bëhen përpjekje për të dalë nga ajo gjendje, gjithashtu punësimi në një vend të tillë duhet të shoqërohet me nijetin për tu larguar prej saj në mundësinë më të parë që të jepet.

Nëse në punën e llogaritarit përzihen verifikimi i veprimtarive që janë hallall dhe haram, e nëse shumica e tyre janë hallall, atëherë lejohet të punohet në këtë punë në rast nevoje, duke pasur parasysh që të largojë prej rrogës aq përqindje sa i përgjigjet punës që ai merret me haramin, por pavarësisht kësaj përsëri ngelet problemi i haramit që ka puna e tij dhe kjo duhet ta shtyjë këtë punonjës të kërkojë një punë tjetër ku nuk ka përzierje të tillë. Ndërsa në rastet kur shumica e veprimtarive që verifikohen janë haram, në këtë rast gjykimi është ndalimi i të punuarit në një punë të tillë, për të mos u bërë pjesë e haramit dhe as për t’i ardhur në ndihmë atij, por gjithsesi domosdoshmëria edhe në këtë rast merret në konsideratë dhe i jepet haku që i takon duke mos lënë mënjanë përpjekjen për të dalë nga kjo gjendje.

Lejohet të punosh si llogaritar solidar, puna e të cilit kufizohet vetëm në verifikimin e raporteve financiare pa qenë vetë hartues i tyre, sepse në këtë rast ai është vetëm paraqitës i punës së dikujt tjetër, këtu përjashtohen vetëm organizatat të cilat në veprimtarinë e tyre kanë si bazë aktivitetet e ndaluara fetarisht.

Burimi: http://amjaonline.org/2007/11/decisions-and-recommendations-of-amjas-fifth-annual-convention/