Rruga drejt vendtakimit te dy deteve

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 12 minuta lexim

b2464b5eacc8a8a1c3dd17d37b119f307100f2ecRruga drejt vendtakimit te dy deteve

Nga Neki Kaloshi

Allahu xh.sh. thotë në Kuranin e Tij Famëlartë:

65. Dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije. 66. Musai i tha atij: “A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty?” 67. Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të durosh dot me mua! 68. E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”? 69. (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.” 70. (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!”
Prej këtyre ajeteve ka vërtetë shumë mësim për këdo që kërkon të marrë dije dhe të veprojë me të. Dija është një prej vetive më të larta që e zbukuron njeriun dhe e ngre atë në gradë të larta tek Allahu xh.sh. Zoti thotë në Kuran: “Me të vërtetë njerëzit që i frikësohen më shumë Allahut janë dijetarët”. Kjo vjen si rezultat i dijes së tyre mbi madhështinë e Allahut, si rezultat i dijes mbi cilësitë e Tij të larta dhe mirësitë e Tij të pafundme ndaj robërve të Tij, por vjen edhe si rezultat i dijes mbi dobësitë e tyre si krijesa. Pra frika ndaj Zotit vjen mbi bazë të dijes së njeriut në dy drejtime: Dija ndaj fuqisë së Zotit, dhe dija ndaj mangësisë nejrëzore. Dija e njeriut në këtë rast i bën të qartë atij kontrastin e madh midis krijeses dhe Krijuesit. Vetëm kështu njeriu arrin të kuptojë vërtet nevojën e madhe që ka për Krijuesin e tij, dhe vetëm kështu ai i nënshtrohet Atij plotësisht. Në të vërtetë kuptimi i fjalës musliman është, “i nënshtruar”. Dhe nënshtrimi vjen pikërisht kur robi kupton këtë kontrast krijesë-Krijues. Por, rruga për tek dija është e vështirë dhe kërkon që njeriu të jetë i pajisur me një sërë cilësish dhe vlerash. Imam Shafiu citon mësuesin e tij të thotë: “Dija është dritë dhe Allahu nuk ua jep dritën atyre që nuk dinë ta vlerësojnë”. Një ndër cilësitë më të rëndësishme që i bën të mundur njeriut të arrijë dijen është durimi. Me durim këtu kuptojmë një sërë elementësh: durimi në përzgjedhjen e njerëzve nga e merr dijen, durimi në preokupimin dhe sakrificat për ta marrë dijen (sakrifikimi i kohës, mundit, privimit nga dëshirat madje edhe nga shumë prej nevojave të njeriut), durimi për të qenë i vëmendshëm ndaj mësimit, durimi për ta ruajtur dijen pasi e ke marrë atë (durimi për të rezistuar ndaj harresës), durimi për ta zbatuar atë që mëson , durimi për t’ua transmetuar atë të tjerëve si dhe durimi për ta mbrojtur dijen nga cdo gjë që e prish atë, sic mund të jenë idetë e gabuara, sulmet e injorantëve, etj.

Dija është dhurata më e madhe që Allahu i jep besimtarit, por që njeriu të arrijë tek kjo duhen një sërë kushtesh. Cdo mirësi që Allahu ua jep robërve të tij ka nevojë për kushtet e veta. Ka nevojë për kohë, për mund, për sakrifica dhe bereqeti ka nevojë që të piqet deri sa të mbërrijë tek nejriu. Dija është si fara që mbillet në tokë dhe ajo ka nevojë për kohën dhe kushtet e saj, deri sa të japë frutet e veta. Gjatë kësaj kohe, njeriu duhet të kujdeset për të, të përpiqet, të sakrifikojë që pema e tij të rritet e sigurt deri në kohën kur ajo sjell bereqetin e saj. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe të menjëhershme për këtë. Këto janë ligjet e Zotit dhe njeriu duhet tu nënshtrohet atyre, nëse dëshiron të ketë sukses në këtë jetë dhe në tjetrën.

Profeti a.s. thotë: “Zoti më edukoi mua dhe e përsosi edukimin tim”. Si e përsosi Allahu edukimin e Profetit a.s.? Që në vegjëli ia pastroi zemrën nga mëkatet. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ta pastruam ne gjoksin tënd?”. E dyta, duke e ruajtur Profetin e Tij nga mëkatet që përpara shpalljes. E treta, duke i dërguar atij mësuesin më të mirë, Xhibrilin a.s. E katërta, duke i lënë atij një interval kohor prej 23 vjetësh. E pesta, duke ia përshtatur dijen në raport me situatat e krijuara gjatë jetës së tij. Dhe i gjithë mesazhi i Profetit a.s. fillon me fjalën “lexo” dhe përfundon me “Sot plotësova për ju fenë tuaj dhe plotësova për ju mirësinë Time”. Pra mesazhi ka filluar me leximin dhe është përsosur gradualisht deri në momentin e fundit, kur misioni profetik i Muhamedit a.s. përmbushet krejtësisht. E gjithë kjo kohë ka kaluar nëpërmjet një kalvari të gjatë sakrificash, mundimesh, përpjekjesh, në të cilat Profeti a.s. ka dëshmuar se qe më i durueshmi i të duruarve.

Me kaq sa thamë deri më tani mund të kuptojmë se humbja e durimit është ajo cka privon robin nga dija. Humbja e durimit bën që njeriu ta vjelë pemën e tij, pa u pjekur frutet ende, dhe si rrjedhim ato nuk japin bereqet, por dëm. E gjithë kjo vjen nga një sifat shumë i keq që ka njeriu, nxitimi. Nxitimi prish gjithë mundin e bërë për arritjen e të mirës. Në këtë mënyrë njeriu as e arrin bereqetin, por ndërkohë e cdo dëm përpjekjen. Një fjalë e urtë thotë: nxitimi as nuk e arrin përfundimin dhe as e kursen kurrizin. Ndërsa një tjetër: Kush e kërkon dicka para kohe, ndëshkohet me mosrealizimin e saj. Profeti a.s. na këshillon: “Nxitimi është prej shejtanit”. Me një fjalë, shejtani përpiqet të që me anë të nxitjes së nxitimit tek besimtarët tua prishë veprat atyre. Në rastin konkret, nëpërmjet nxitimit, shejtani i privon besimtarët nga dija, duke synuar ti lërë ata në errësirë. Shumë dijetarë kanë thënë se një dije e mbetur për gjysëm nuk është dije. Ajo sjell vetëm ngatërresa midis njerëzve dhe i corodit ata.

Një ndër robërit më të dashur tek Allahu, i cili ka pasur privilegjin të bisedojë drejtpërdrejtë me Allahun, është Musai a.s. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Dhe Allahu i folli Musait, fjalë bindëse”. Duke qenë në këtë pozitë Musai a.s. mendoi se ishte neriu më i ditur në tokë, dhe në një bisedë që pati me popullin e tij, e pohoi këtë. Për këtë pohim, Allahu i Lartësuar i tërhoqi vëmendjen.

E urdhëroi që të marrë rrugën për tek një njeri më i ditur se ai, të cilin as Musai nuk e dinte se ekzistonte. Dhe kjo rrugë ishte e gjatë dhe e mundimshme. Vendtakimi i tij me Hidrin ishte vendtakimi i dy detrave, një skaj i largët dhe i mundimshëm për tu përshkuar. Pas gjithë këtij mundimi, Musai a.s. e humbi rrugën dhe u desh të orientohej nëpërmjet peshkut. Pasi arriti tek Hidri, Musai u përball me skepticizmin e Hidrit, i cili iu shpreh se dyshonte nëse ai do të ishte i durueshëm. Ndërkohë, Musai, i vendosur për t’ia dalë mbanë mësimit. Ai iu shpreh Hidrit: “Dhe dashtë Zoti, do të më gjesh nga durimtarët”.

Dhe kështu nis një tjetër rrugë e Musait a.s., ajo e kërkimit të dijes prej Hidrit. Gjatë këtij udhëtimi, mësuesi, bëri disa veprime që për Musain binin ndesh me arsyen e tij e cila ishte e kufizuar në një sferë tjetër nga ajo e Hidrit. Kjo bëri që Musai të ndërhynte duke shprehur habine me sjelljen e tij, gjë që e bëri të shfaqë mosdurimin etij. Mësuesi e toleroi në rastin e parë. E toleroi edhe në të dytin. Pas rastit të tretë, ku dhe vetë Musai u bind për dobësinë e tij, për mungesën e durimit, kur edhe e mori mesazhin bindës prej Krijuesit të tij, se vërtetë paska njerëz edhe më të ditur se ai, u kthye tek populli i tij. Profeti Muhamed s.a.v.s.: “Zoti e mëshiroftë Musain. Sikur të kishte duruar edhe pak, Hidri do ti mësonte edhe shumë gjëra të tjera të vlefshme”.

Kjo ngjarje është dëshmi e mënyrës me të cilën Allahut xh.sh. e ndihmoi të dërguarin e Tij, për tu kultivuar me kujdesin për të qenë i matur në cdo vendim që ndërmerr, si dhe për të peshuar cdo fjalë dhe për të mos shprehur kurrë asgjë të nxituar dhe për të cilën nuk ka njohuri.

 

*Ky shkrim eshte nje hutbe e mbajtur gjate faljes se xhumase ne Xhamine e Laprakes