Pyetje:
A është e lejuar të jepet selam në ambientet e avdes-hanës, kur janë të lidhura në strukturën e ndërtimit bashkë me tualetet?
Përgjigje:
Struktura e ndërtimit zakonisht nuk përfshin vetëm avdes-hanën me tualetet, por edhe vetë xhaminë. Pra, çështja nuk lidhet me bashkëngjitjen e ambienteve në strukturën e ndërtimit, por me ndarjen e ambienteve mes tyre. Nëse tualetet janë veç dhe të mbyllura, ndërsa hapësira e avdes-hanës është po ashtu veç, edhe pse mund të jenë pranë njëra-tjetrës, nuk përbën ndalesë për dhënien e selamit. Ndërkohë çështja nuk lidhet vetëm me selamin, por me vetë përmendjen e Allahut gjatë abdesit. Në fillim të abdesit thuhet bismil-lah dhe në mbarim të abdesit recitohen lutjet përkatëse, që kanë ardhur në hadithet e sakta. Kur lejohet të recitohen ato lutje,- lejohet edhe dhënia e selamit dhe anasjelltas. Dijetarët muslimanë e kanë sqaruar, se është mekruh (e papëlqyeshme) përmendja e Allahut në tualet brenda, e cila funksionon vetëm për kryerjen e nevojave personale dhe jo në ambientet e tjera përreth.