Vështrim mbi përqindjet e përkatësive fetare në Shqipëri

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 106 minuta lexim

Justinian Topulli

(artikulli i mëposhtëm është shkruar në 2020 si pjesë e një studimi më të gjerë)

Ndoshta tema më e nxehtë për fenë në Shqipëri ka qenë dhe mbetet përqindja e përkatësive fetare të shqiptarëve të sotëm, debat të cilin as Censusi i 2011 nuk e qetësoi. Në vitin 2011 në Shqipëri u zhvillua censusi i banorëve dhe i banesave dhe pas shumë debateve publike në pyetësorin e tij u përfshi edhe përkatësia fetare dhe ajo etnike, të cilat u lanë si pyetje me zgjedhje të lirë. Pas përpunimit të të dhënave INSTAT-i shpalli se 56,7 % ishin deklaruar si mysliman, 2,09 % bektashi, 10,03 % katolik dhe 6,75 % ortodoks. Përveç këtyre besimeve tradicionale, censusi paraqiti edhe 0,14 % ungjillorë, 0,07 % të krishterë të tjerë, 5,49 % besimtar të cilët nuk i përkisnin ndonjë feje, 2,5 % ateist dhe 13,79 % që nuk kishin pranuar të përgjigjeshin për përkatësinë e tyre fetare.

Debati mbi Censusin

Rezultati i Censusit u kontestua në veçanti nga Kisha Ortodokse për arsyen e qartë sepse ai e paraqiste komunitetin ortodoks si më të dëmtuarin gjatë periudhës së regjimit komunist ateist që kaloi Shqipëria, gjë që për ta ishte i pasaktë dhe i papranueshëm. Ata deklaronin se sipas një anketimi me shkrim, të plotësuar nga besimtarët ortodoks në disa qytete të Shqipërisë, fillimisht me një kampion prej 7118 vetash e më pas me 25870 vetë, rezultonte se 67,1 % kishin deklaruar se “nuk u vizituan nga regjistruesit, ose nuk u pyetën (dhe nuk shkruan) për përkatësinë fetare.”[1] Ata deklaronin gjithashtu se sipas të dhënave kishtare që ata disponojnë “(regjistrat e pagëzimit, para dhe pas persekutimit, si dhe nga regjistrat e 460 famullive orthodhokse në të gjithë vendin) numri i të krishterëve orthodhoksë e tejkalon 24 % të popullsisë së Shqipërisë.”[2] Veç kësaj ata pohuan se, sipas tyre të dhënat mbështesin faktin se shumica dërmuese e atyre që sipas censusit nuk janë shprehur ose janë përcaktuar si besimtarë të pacilësuar, i përkasin besimtarëve ortodoks.[3] Reagime të ngjashme ka pasur edhe nga disa studiues demograf, të cilët vënë në dyshim dhe pohojnë se këto të dhëna janë të pasakta.

P.sh. Prof. Ilia Telo, duke iu referuar librit të demografit Prof. Fiqiri Sheri “Popullsia e Botës” botim i vitit 2006, tregon se përbërja e popullsisë sipas besimit fetar në Shqipëri është: myslimanët 65%, ortodoksët 23% dhe katolikët 12%,[4] duke mos përfshirë këtu asnjë përkatësi tjetër, qoftë kjo edhe ateiste. Ai shprehet se:

Duke analizuar rezultatet e censusit dhe duke bërë krahasimin me të dhënat e pranuara para censusit vihet re:

-Zvogëlimi i popullsisë së krishterë. Nga rreth 35% në rreth 17%.
-Pesha specifike shumë e ulët e bektashinjve në 2,09%, në një kohë që në të kaluarën, bektashinjtë nuk janë paraqitur më vete.

-Në mënyrë të veçantë ka një ulje të madhe në peshën specifike të popullsisë ortodokse. Përqindja e llogaritur aktualisht është më se 1/3 krahasuar me përqindjen  e pranuar para censusit të vitit 2011.

Më pas ai i referohet anketimit të bërë nga Kisha Ortodokse si argument të pasaktësisë së censusit.[5]

Një tjetër demograf në të njëjtin organ akademik, Prof. Arqile Bërxholi në një artikull të tij, ku kritikon me detaje disa elementë të metodologjisë dhe disa koncepte të përdorura nga INSTAT-i për regjistrimin e popullsisë, kundërshton edhe përqindjet fetare të këtij regjistrimi, duke u shprehur se nga të dhënat e hershme deri në vitin 1967 si dhe nga disa anketime (pa specifikuar në detaj se cilat) që janë bërë nga mesi i viteve 1990 tregojnë se struktura fetare e popullsisë së Shqipërisë shfaqet pak a shumë e tillë: “myslimanët dhe bektashinjtë zinin gati 2/3 e popullsisë së vendit (63%), ortodoksët zinin rreth 22%, katolikët 8% dhe 7% ishin të padeklaruarit.”[6]

Pra duket se dy studiuesit e mësipërm, ngjashëm me Kishën Ortodokse, më së shumti për refuzimin e këtij rezultati i referohen në thelb të dhënave të vjetra si dhe anketimeve që konfirmojnë pak a shumë të njëjtën përqindje fetare të deklaruar nga regjistrimet e hershme të 1923 dhe 1927 dhe në vazhdim, të cilat pohojnë me disa dallime të vogla pak a shumë të njëjtën përqindje fetare edhe pas periudhës së sundimit ateist në Shqipëri.

Duke iu referuar regjistrimit të popullsisë në 1927 myslimanët përbënin 67,67%, ortodoksët 21,59 %[7] dhe katolikët 10,75 % të popullsisë së vendit.[8] Pra censusi i 2011 paraqet një rënie prej 9,48 % të myslimanëve (përfshirë edhe bektashinjtë) dhe 15,15 % të popullsisë ortodokse në rang vendi, pra një rënie me mbi tre herë e popullsisë ortodokse.

Problematika që shoqëroi Censusin 

Me të drejtë shtrohet pyetja sa të sakta janë të dhënat e censusit në këtë drejtim dhe a ka burime të tjera për të mbështetur apo rrëzuar këto rezultate?

Ajo që e vështirëson përgjigjen ndaj kësaj pyetje është fakti se procesit të regjistrimit i parapriu një debat i madh publik, i cili me siguri ndikoi edhe në përqindjen e lartë të atyre që refuzuan të përgjigjen për këtë pyetje (13,79 %). Këtu mund të përmendet fushata e ndërmarrë nga Aleanca Kuq e Zi, e cila kundërshtonte me forcë përfshirjen e kësaj pyetje krahas asaj të etnisë.[9] Të njëjtës nismë për refuzimin e përfshirjes së pyetjes për përkatësinë fetare, iu bashkua edhe Forumi Musliman i Shqipërisë, ndërsa Komuniteti Musliman u shpreh se ishte dakord për regjistrimin e fesë, por shprehte rezerva dyshuese për mbarëvajtjen e tij.[10] Pas publikimit të të dhënave zëdhënësi i Komuniteti Mysliman deklaroi ndër të tjera se myslimanët ishin më tepër nga shifra që deklaronte censusi, sipas tij ata ishin mbi 70% e popullatës.[11] Ndërkohë Kisha Ortodokse u shpreh para zhvillimit të Censusit se ishte dakord për përfshirjen e pyetjes për fenë në të, madje ajo sugjeronte që pyetja të ishte e detyruar, si pyetjet e tjera. Megjithatë ajo tërheq vëmendjen në deklaratën e saj më pas se ky proces u shoqërua me paqartësi dhe frikë nga qytetarët, pikërisht edhe për faktin e kundërshtimit që iu bë kësaj pyetje nga politikanë të ndryshëm dhe qarqe fetare.[12] Kisha Katolike nuk raportohet të kishe zyrtarisht ndonjë refuzim për rezultatin e dhënë, edhe pse pas zhvillimit të censusit dhe gjatë përpunimit të të dhënave edhe ajo ngriti objeksionet e saj për parregullsitë që kishin vërejtur gjatë regjistrimit.[13]

Një tjetër problematikë është mënyra e deklarimit të përkatësisë fetare, ku në shumicën e rasteve përgjigjet për fenë janë dhënë nga pjesëtarë të caktuar të familjes, të cilët janë gjendur në banesë gjatë kohës së regjistrimit, duke u përgjigjur kështu edhe për ata që nuk ndodheshin në banesë, dhe kjo padyshim ka masën e vetë të subjektivitetit, pasi besimi fetar përmban edhe zgjedhjen individuale të çdo personi dhe jo vetëm trashëgiminë familjare të tij. Problemi tjetër i madh është edhe çështja e emigrantëve, përkatësia fetare e të cilëve kërkon një studim dhe analizë më vete. Gjithsesi synimi i censusit është të paraqesë një panoramë fotografike në një çast të dhënë të popullsisë rezidente dhe jo të të gjithë shtetasve, pavarësisht vendndodhjes së përkohshme të tyre.

Debati mbi përqindjet fetare të shqiptarëve të sotëm, sidomos pas rënies së shtetit komunist, ka pasur një ndjeshmëri të lartë jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe nga njerëz të tjerë. Dhe ky interesim është reflektuar edhe në anketime të ndryshme të cilat edhe pse shpesh kanë kaluar në heshtje për publikun shqiptar dhe pa u marrë seriozisht në rezultatet e tyre, ato kanë përfshirë edhe përkatësinë fetare të shqiptarëve të sotëm. Edhe pse këto sondazhe nuk kanë saktësinë e një censusi ato falë metodologjisë së saktë shkencore, kur ajo zbatohet me rigorozitet, mund të japin me përafërsi të lartë rezultate përgjithësisht të besueshme në këtë drejtim. Dhe pikërisht më poshtë do të marrim në shqyrtim disa nga këto anketime ndër vite, për t’i krahasuar ato me Censusin 2011. Por para se t’ia nisim me këto anketime, do të citojmë më parë rezultatet e një anketimi masiv, ose ndryshe një mini-census që u ndërmor pak kohë më pas nga INSTAT-i, si testim për saktësinë e Censusit të kryer.

Mini censusi

Instat-i për të verifikuar saktësinë e Censusit 2011 zhvilloi në të njëjtin vit një mini-census, për detajet e të cilit ai shprehet:

Madhësia e kampionit të përzgjedhur nga të dhënat e Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011 është 3% e Njësive Ekonomike Familjare (NJEF). Teknika e përzgjedhjes së kampionit është zgjedhje e rastësishme.  Kampioni i përzgjedhur në mënyrë rastësore është 21665 NJEF nga 722226 NJEF ne të gjithë vendin. Për çdo NJEF të përzgjedhur, u listuan të gjithë individët përkatës të tyre, përkatësisht 83430 individë nga 2800138 që u numëruan në Census. Ky kampion është përfaqësues në nivel qarku dhe në nivel vendi.[14]

Këto të dhëna në dallim me vetë censusin jepen individuale të detajuara, çfarë mundëson të bëjmë edhe korrelacione të mundshme mes tyre, për të kuptuar më tepër rezultatin. Në mënyrë përmbledhëse përqindja e përkatësive fetare që jep ky mini-census të krahasuara me atë të censusit është:

Besimi fetarPërqindjet e mini-censusit

%

Përqindjet
e Censusit %
Myslimanë56,9256,7
Bektashi2,072,09
Ortodoksë6,826,75
Katolikë10,0110,03
Besimtar të pacilësuar5,445,49
Pa përgjigje13,6413,79
Ateistë2,502,50
Ungjillorë0,140,14
Krishterë të tjerë0,080,07
Të tjetër0,010,02
Të pavlefshme / pa përcaktuar2,302,43
Shuma 100 %100 %

 

Sipas këtyre të dhënave, konfirmohen rezultatet e censusit për përqindjet fetare, ndërsa diferencat mes tyre janë të papërfillshme.

6.2 Anketimet/ Sondazhet e përkatësisë fetare ndër vite

Këtu do të paraqesim anketimet e zhvilluara ndër vite që kemi mundur të mbledhim nga burime të ndryshme duke nisur nga anketimet e INSTAT-it.

Anketimet e INSTAT-it

INSTAT ka kryer ndër vite, para dhe pas Censusit të 2011 edhe anketime të ndryshme në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, ku ka përfshirë në to edhe pyetjen për përkatësinë fetare.

Anketimi i 2002

Sipas një anketimi të vitit 2002 të kryer nga INSTAT-i për shëndetin riprodhues në Shqipëri,[15] bazuar në një kampion prej 5697 grash të moshës 15-44 dhe 1740 burrash të moshës 15-49[16] kemi këto të dhëna për përkatësinë fetare të ndara sipas zonave:[17]

 

 

Besimi fetarGjithsej %Zona Urbane %Zona Rurale %Tirana Metropolitane

%

Të tjera urbane %Të tjera rurale %
Mysliman84,075,991,184,071,691,4
Ortodoks8,815,03,47,618,43,6
Katolik4,35,63,13,47,32,8
Të tjerë/të padeklaruar2,93,52,45,02,72,2

 

Anketimi i 2005

Sipas një tjetër anketimi të kryer për gratë dhe fëmijët nga INSTAT-i, në bashkëpunim me UNICEF në vitin 2005,[18] ku u intervistuan 5150 familje dhe 5091 gra të moshës 15-49 vjeç.[19] Nga 5150 familjet e intervistuar, ku meshkujt përbënin 88,1 % dhe femrat 11,9 % të kryefamiljarit, [20] dhe për 5091 e grave të moshës 15-49 vjeç[21] kemi këto të dhëna:

Besimi fetarPërqindjet për 5150 familjePërqindjet për 5091 graMesatarja
Myslimanë79,982,381,1
Ortodoks, Katolik dhe të tjerë20,117,718,9
Gjithsej100 %100 % 100%

 

Anketimi i 2008-2009, 2013 dhe 2017-2018

Nga Instituti i Statistikës dhe i Instituti i Shëndetit Publik në 2008-2009 është zhvilluar një tjetër anketim, ku u përfshinë 7584 femra dhe 3013 meshkuj[22] dhe pothuajse 9000 familje, “të përzgjedhura në një mënyrë të tillë, që të lejonte përllogaritje në nivel urban dhe rural, si dhe në nivelin rajonal për treguesit kyç të popullsisë dhe shëndetit”.[23]

Një tjetër anketim, ku përfshihet edhe deklarimi fetar, është përgatitur nga një raport  kërkimor  mbi  dhunën  në  familje  në  Shqipëri  në 2013 nga INSTAT në bashkëpunim me PNUD-in, ku kampioni  përfundimtar kishte 3589 familje dhe gra të moshës nga 18 deri 55 vjeç, të shtrirë në të 12 prefekturat e Shqipërisë, duke ruajtur edhe raportet rural-urban, sipas përqindjeve që nxori censusi i 2011.[24] I njëjti studim është kryer në vitet 2017-2018 me pjesëmarrjen e 15000 femrave dhe 6142 meshkujve.[25] Këto tre anketime për përkatësinë fetare japin këto të dhëna:

Besimi fetarPërqindjet  2008-2009Përqindjet 2013Përqindjet 2017-2018
Mysliman78,0578,478,7
Bektashi1,551,41,55
Ortodoks7,858,27,2
Katolik10,459,711
Tjetër0,50,20,55
Pa besim fetar2,1
Ateist1,650,95
Gjithsej100 %100 %100 %

 

Anketimet e Eurobarometrit dhe ESV 1991, 1992, 2005

Anketimi i 1991 u zhvillua nga Gallup me një kampion prej 1000 vetash, me pjesëmarrjen e 504 meshkujve dhe 496 femrave, i shpërndarë në 15 qytete, në veri, jug dhe në Shqipërinë e mesme.[26] Edhe anketimi i 1992 u zhvillua po nga Gallup me një kampion prej 1048 personash, në zonën e Tiranës, në veri, në qendër dhe jug, me pjesëmarrës 533 meshkuj dhe 516 femra.[27] (92 vetë nga zona e Tiranës, 10 pa përgjigje, 247 zona veriore, 283 zona qendrore dhe 417 nga zona jugore). Dhe anketimi i Eurobarometrit i vitit 2005 kishte një kampion prej 1116 pjesëmarrës, nga këta 584 meshkuj dhe 532 femra.[28] Për të tria këto anketime kemi këto të dhëna:

Besimi fetarViti 1991Viti 1992Viti 2005
NumriPërqindjaNumriPërqindjaNumriPërqindja
Mysliman[29]65065,0 %69065,84 %70663,26 %
Ortodoks20720,7 %16715,94 %16214,52 %
Katolik838,3 %989,35 %14512,99 %
Protestant10,09 %
Pa fe505,0 %837,92 %211,88 %
Agnostik40,36 %
Nuk e di70,7  %20,19 %20,18 %
Tjetër10,1 %30,29 %665,91 %
Pa përgjigje20,2 %40,38 %100,90 %
Gjithsej1000100 %1048100 %1116100 %

 

Anketimet e European Values Study (EVS)

Anketimi i EVS 2008

Ky anketim është zhvilluar nga European Values Study[30] ku u përfshin 12 qarqet e vendit me pjesëmarrjen e 1534 vetave, 759 meshkuj dhe 775 femra.[31] Ky sondazh ka bërë dy pyetje që duhet të kenë krijuar konfuzion tek një pjesë në përgjigjet e dhëna. Njëra pyetje është: Ai i përkisni ndonjë grupi fetar? Dhe i janë përgjigjur në mënyrë të vlefshme kësaj pyetje 1524 vetë, nga këta kanë pohuar se i përkasin një grupi fetar 1063 vetë, dhe kanë mohuar t’i përkasin ndonjë grupi fetar 461 vetë, pra 30,2 % del se nuk i përkasin asnjë grupi fetar! Këtyre 1063 (ku nga këto 10 janë të pavlefshme) i është drejtuar pyetja se Cilit grup (fetar i përkisni)?[32] dhe ata kanë dhënë këto përgjigje:

Besimi FetarNumri Përqindja
Mysliman69145,05
Bektashi1076,98
Ortodoks1197,76
Katolik1328,6
D. Jehovait40,26
Nuk e di20,13
Pa përgjigje80,52
E pa aplikueshme47130,7
Gjithsej1534100 %

Anketimi i EVS 2017

Edhe ky anketim është zhvilluar nga i njëjti institucion me të njëjtat pyetja, duke përdorur të njëjtin tekst në shqip, për sa i përket pyetjeve që kanë të bëjnë me fenë dhe besimin. Në këtë anketim morën pjesë 1435 pjesëmarrës, ku 905 ishin femra dhe 530 meshkujve, me të njëjtat kritere si anketimi i 2008.[33] Pyetjes: A i përkisni ndonjë grupi fetar? I janë përgjigjur pozitivisht 1345  veta dhe negativisht 85 veta (dhe 3 pa përgjigje, 2 nuk e di).[34] Ndërsa pyetjes: A besoni në Zot? I janë përgjigjur me “Po” 1384, ndërsa me “Jo” 51 persona, pra në raportin 96,45 % me 3,55 %. Ndërsa pyetjes se cilit grup fetar i përkisni i janë përgjigjur si më poshtë:

Besimi fetarNumri Përqindja
Mysliman101770,87 %
Bektashi805,57 %
Ortodoks946,55 %
Katolik1389,62 %
Ungjillor70,49 %
Të tjerë70,49 %
Pa përgjigje20,14 %
E pa aplikueshme906,27 %
Gjithsej1435100  %

 

Anketimi i European Social Survey 2012

Një tjetër anketim nga një organizatë ndërkombëtare e huaj është edhe ai i European Social Survey (ESS). Në këtë anketim të ndërmarrë në terren nga “Open Society Foundation for Albania” morën  pjesë 1201 vetë, ku 549 ishin meshkuj dhe 652 femra[35] dhe nga deklarimet e përkatësisë fetare[36] të tyre kemi këto rezultate:

Besimi fetarNumriPërqindjaPërqindja e vlefshme
Mysliman65854,8 %73,8 %
Ortodoks1159,6 %12,9 %
Të krishterë të tjerë60,5 %0,7 %
Fe lindore10,1 %0,1 %
Të tjerë50,4 %0,6 %
Gjithsej89174,2 %100 %
E pa aplikueshme30925,7 %
Refuzuan10,1 %
Gjithsej31025,8 %
Totali1201100 %

 

Anketimi  PNUD-it dhe IDM-së i 2017

Anketime të tjera ku përfshihet pyetja për përkatësinë fetar është edhe ai i “United Nations Development Programme” (UNDP) i kryer në bashkëpunim me “Institute for Democracy and Mediation” (IDM). Sipas këtij anketimi të zhvilluar nga UNDP dhe IDM në 2017 në Shqipëri, në lidhje me tolerancën fetare, me një kampion përfaqësues prej 1100 personash, nga 40 bashki të ndryshme rezultuan këto përqindje fetare:[37]

Besimi fetarPërqindja
Mysliman52,06
Bektashi7,5
Ortodoks13,08
Katolik13.82
Protestant1,74
Tjetër1,19
Ateist4,03
Nuk e di/ nuk jam i sigurt5,58
Refuzon të përgjigjet1
Gjithsej100 %

 

Anketimet e fondacionit “Friedrich Ebert”

Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” me zyrë në Tiranë ka kryer disa anketime sociale ndër të rinj, në disa prej tyre një nga pyetjet e drejtuara ka qenë edhe ajo për besimin fetar.

 

Anketimi Albanian Youth 2011 dhe 2015

Në anketimin e 2011[38] dhe 2015[39] me të rinjtë shqiptar morën pjesë 1200 vetë, pyetjes se Cilën fe ju praktikoni i janë përgjigjur në këtë mënyrë:

Besimi fetarPërqindja 2011Përqindja 2015
Mysliman55,58 %76 %
Bektashi3,75 %2 %
Ortodoks11,58 %7 %
Katolik8,75 %10 %
Ateist1,92 %1,2 %
Nuk praktikoj asnjë fe16,5 %2 %
Të tjerë/ pa përgjigje1,92 %1,8 %
Gjithsej100 %100 %

 

Përfshirja e përgjigjes nuk praktikoj asnjë fe mes përkatësive fetare, krijon një lloj konfuzioni, sepse identifikimi me një fe të caktuar nuk nënkupton domosdoshmërish praktikimin e saj, në të kuptuarin e njerëzve të sotëm dhe këta padyshim, siç ky sondazh i nxjerrë, nuk janë as ateistë, kështu që kjo përqindje relativisht e lartë duhet të ndahet mes besimtarëve të pacilësuar, përkatësive të tjera fetare, ata që thonë nuk e di dhe agnostikëve.

Anketimi Albanian Youth 2018/2019

Në të njëjtën linjë si dy anketimet e mëparshme fondacioni ka kryer një anketim të tretë me 1200 të rinj, nga mosha 14-29 vjeç,[40] ku mes pyetjeve të tjera ka qenë edhe ajo për përkatësinë fetare, të cilës i janë përgjigjur në këtë mënyrë:

 

Besimi fetarPërqindja
Mysliman69
Bektashi4
Ortodoks10
Katolik12
Nuk i përkas ndonjë besimi fetar3
Protestant1
Pa përgjigje1
Gjithsej100 %

Nëse në dy anketimet e para të kryera nga ky fondacion është përfshirë kategoria e “nuk praktikon asnjë fe”, në rastin e tretë është formuluar ndryshe: “nuk i përkasë ndonjë besimi fetar” që dallon në thelb dhe padyshim që jep rezultat të ndryshëm, dhe natyrisht kjo është më saktë për sa i përket pyetjes për përkatësinë fetare.

Anketimet e CSES dhe ALPSA 2005-2006

Këto anketime janë kryer nga “Comparative Study of Electoral Systems” (CSES) me qendër në Michigan të SHBA që merret me studimin e opinionit elektoral nëpër botë. Këto anketime janë kryer në bashkëpunim me “Shoqatën Shqiptare të Shkencave Politike” (ALPSA).

Anketimi i parë është zhvilluar në korrik 2005 me një kampion prej 1500 vetash, ku “48 % e intervistave (ose 705 vetë) u kryen në gjashtë rrethet kryesore të vendit të shpërndara në 83 njësi intervistimi (Primary Sample Units). Pjesa tjetër (ose 795 intervista) [41] u kryen në rrethet e tjera të shpërndara në 90 njësi intervistimi.” Anketimi i dytë është zhvilluar në dhjetor 2005 në 910 familje në Tiranë dhe Durrës.[42] Anketimi i tretë u zhvillua me “një kampion rastësor banorësh në Tiranë, Shqipëri në Qershor 2006. Puna në terren u zhvillua gjatë periudhës 5-11 Qershor. Anketa u administrua nëpërmjet intervistash ballë për ballë në banesa me një kampion përfaqësues prej 1,200 individësh mbi 18 vjeç”. [43]

Besimi fetarPërqindja Korrik 2005Përqindja Dhjetor 2005Qershor 2006
NumriPërqindja
Myslimanë64,2 [44]67 [45]75563,55 %[46]
Bektashi661109,26 %
Ortodoks14,71316613,97 %
Katolik13,26796,65 %
Pa fe1,96584,88 %
Të tjerë2201,68 %
Gjithsej100 %100 %1188[47]100 %

Siç vihet re edhe në këto dy anketime e fundit, të cilat janë kryer në Tiranë dhe Durrës, numri i katolikëve është më i vogël, për arsyen e kuptueshme të përqendrimit të tyre më të madh në zonën veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Anketimet e World Values Survey (WVS) 1998 dhe 2002

WVS ka organizuar disa anketime edhe në Shqipëri, kur ndër të tjera edhe pyetja për përkatësinë fetare ka qenë pjesë e tyre. Anketimi Albania 1998[48] u zhvillua në dhjetor të 1998 me një kampion prej 999 vetash, të ndarë sipas grup moshave, duke nisur nga 18 vjeç e lartë, po ashtu sipas rajoneve dhe seksit, sipas një përzgjedhje të rastësishme. [49] Anketimi i dytë Albania 2002 u zhvillua në shkurt-mars të vitit 2002 me një kampion prej 1000 vetash.[50] Për këto dy anketime kemi këto të dhëna:

 

Besimi fetarViti 1998Viti 2002
NumriPërqindjaNumri Përqindja
Mysliman70670,7 %58058 %
Ortodoks20420,4 %18018 %
Katolik707,0 %888,8 %
Protestant, ungjillor40,4 %131,3 %
Jude (hebre)20,2 %
Asnjë fe121,2 %12912,9 %
Të tjerë60,6 %
E pa aplikueshme10,1 %
Gjithsej999100 %1000100 %

 

Anketimi i USIA-s (United States Information Agency) në 1991

Duke qenë se kjo agjenci e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara është transformuar në 1999 në një tjetër organizëm,[51] e pata të pamundur të siguroj një burim të drejtpërdrejtë për anketimin e kryer prej saj në 1991 në Shqipëri, edhe pas disa kërkimeve në internet. Për këtë arsye i jam referuar Prof. Fatos Tarifës, si publikues dhe drejtues i këtij anketimi për llogari të këtij institucioni të huaj. Sipas asaj që thotë Prof. Tarifa anketimi u zhvillua në tetor 1991, nga Sektori Shkencor i Sociologjisë pranë Fakultetit të Filozofisë dhe të Sociologjisë të Universitetit të Tiranës me një kampion prej 1000 vetash, nga pesëmbëdhjetë rrethe të vendit. Një nga pyetjet që përmbante ai sondazh qe edhe ai për përkatësinë fetare, ku përgjigjet për të ishin:[52]

 

Besimi fetarPërqindja
Mysliman26
Ortodoks14,7
Katolik6,9
Jobesimtarë52,4
Gjithsej100 %

 

 

Tabela përmbledhëse e të gjitha anketimeve: [53]

 

Këto ishin disa nga anketimet që arrita të mbledh, të cilat siç edhe duken disa prej tyre kanë diferenca të mëdha në përqindjet që tregojnë. Natyrisht është e vështirë të bësh një vlerësim të prerë, por padyshim që ato dallojnë për nga metodologjia dhe praktika e ndjekur. Por ndërkohë disa prej diferencave mes këtyre sondazheve mund të shpjegohen me vitet kur janë kryer dhe ndryshimet demografike, që lidhen me dy elementë kryesorë: migracioni i brendshëm e i jashtëm, si dhe ndryshimi i brezave. Por ndërkohë si shkak i tretë mund të përfshihet edhe vetë ndryshimi i gjendjes së fetarisë mes njerëzve, çka reflektohet në shprehjen e tyre të përkatësisë fetare, edhe pse kjo e fundit është e vështirë të testohet vetëm duke u nisur nga deklarimet e këtyre sondazheve. Ajo që mendojmë më së shumti është vetë metodologjia dhe praktika e ndjekur në çdo rast. P.sh. pyetjet në disa raste nuk janë të qarta dhe nganjëherë përjashtojnë ose përfshijnë në përgjigje grupime të ndryshme. Po ashtu shpesh edhe paraqitja e alternativave e kufizon dhe e dirigjon të pyeturin në mënyrë të pavetëdijshme drejt një përgjigje të caktuar, siç mund të jetë arsye gjithashtu edhe pse shumë më pak, marrëdhënia momentale që krijohet mes intervistuesit dhe të anketuarit, prezenca ose jo e njerëzve të tjerë, plotësimi i fletës së anketimit nga vetë personi apo intervistuesi etj. Të gjitha këto janë elementë të mundshëm në shpjegimin e këtyre dallimeve.

Gjithsesi përgjigjet për tre besimet tradicionale janë më të lehtat për tu analizuar dhe më të qarta në përgjigje. Kështu që nëse kufizohemi vetëm tek ato të tria, për të cilat ka edhe ndjeshmëri më të lartë do të kemi këtë grafik të anketimeve ndër vite:[54]

 

Siç duket edhe nga grafiku, anketimet japin ndryshime vlerash të mëdha ndër vite, sidomos për myslimanët dhe ortodoksët, ndërsa për katolikët më pak. Myslimanët sipas këtyre anketimeve lëkunden në vlera ekstreme nga 26 % deri në 84 %, ortodoksët nga 6,55 % deri në 20,7 %, dhe katolikët nga 4,3 % deri në 13,82%, por që për këta të fundit, siç e përmenda edhe më sipër, ky ndryshim është më i lexueshëm dhe më i kuptueshëm nëse marrim parasysh vendet ku janë zhvilluar sondazhet dhe duke ditur se pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në një zonë të caktuar të Shqipërisë.

Ndërkohë nëse do t’i merrnim për të mirëqena të gjitha këto vlera dhe do të guxonim të nxirrnim një mesatare, për secilin besim, për këtë periudhë tridhjetë vjeçare, do të kishim këto vlera: myslimanët 67,08 %,[55] ortodoksët 12,18 % dhe katolikët 9,31 %. Nëse i krahasojmë këto vlera me ato të censusit do të kemi këtë diferencë, më pak se mesatarja e anketimeve ndër vite: për myslimanët 8,29 % dhe për ortodoksët 5,43 %. Të dyja këto së bashku bëjnë 13,72 %, që për çudi është gati e barabartë me përqindjen e atyre që kanë refuzuar të përgjigjen gjatë censusit (13,79 %). Kjo mund të tregojë edhe se kujt përkatësie fetare i përkasin pikërisht më së shumti ata që kanë refuzuar të përgjigjen, që rezulton të jenë myslimanët dhe ortodoksët. Në fakt kjo mund të mbështet edhe nga ajo që paraqitëm në fillim se komunitetet që kontestuan më shumë para dhe pas censusit të 2011 qenë ortodoksët dhe myslimanët, pra njëkohësisht edhe ata që refuzuan më së shumti t’i përgjigjen pyetjes për përkatësinë fetare të tyre. Gjithsesi kjo mbetet vetëm një hipotezë e mundshme dhe jo diçka e prerë.

Ndërkohë për katolikët në dallim me censusin mesatarja e anketimeve ndër vite i nxjerr me rreth 0,72 % më pak, shifër kjo e tolerueshme, çfarë konfirmon qëndrueshmërinë e të dhënave ndër vite për këtë komunitet. Ateistët del të jenë mesatarisht 1,95 % ndërkohë që censusi i ka nxjerrë në vlerën e 2,5 %. Dallimi këtu mund të shpjegohet me vështirësinë që paraqesin shifrat e disa prej sondazheve, të cilat nuk kanë shpesh një përcaktim të qartë për këtë kategori. Po kështu mund të thuhet edhe për përqindjen e besimtarëve të pacilësuar, të cilët mund të jenë përfshirë në kategorinë të tjerë dhe në ndonjë kategori tjetër, nëpër anketimet e paraqitura. Ndërkohë mesatarja e anketimeve për ungjillorët jep një shifër relativisht shumë më të lartë (0,99 %) sesa ajo e censusit (0,14 %), por edhe kjo mund të shpjegohet me shkaqet që dhamë më sipër.

Ajo që duhet pasur parasysh në këtë rast është se kemi një pasqyrim kohor që përfshin tre dekada, dhe çështja e besimit nuk është diçka fikse, siç është çështja e etnisë, por ndikohet si nga nataliteti, migracioni dhe konvertimet. Kështu që censusi i 2011 duke marrë parasysh këtë që thamë, pavarësisht rezervave të ngritura rezulton të jetë deri diku i pranueshëm.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është se si është e mundur që nisur nga të dhënat e vjetra të 1927 komuniteti ortodoks del të jetë më i dëmtuari, të paktën me rreth 8%, krahasuar me anketimet?  Përgjigja për këtë mund të jepet me disa mundësi, të cilat për momentin janë hipoteza të mundshme, por të cilat do të merren në shqyrtim më pas.

Së pari, për shkak se komuniteti ortodoks është më i prekuri nga emigrimi jashtë vendit, sidomos duke përfshirë këtu edhe minoritetin grek që përbën një pjesë të mirë të ortodoksëve në vendin tonë.

Së dyti, për shkak se komuniteti ortodoks duke qenë i përqendruar më së shumti në zonat jugore është prekur nga nataliteti i ulët dhe plakja e popullsisë, që është më e theksuar në këto zona.

Së treti, për shkak se komuniteti ortodoks është më i urbanizuari, dhe duke qenë i tillë ai ka mundësi të jetë prekur edhe më shumë nga shekullarizimi gjatë regjimit komunist dhe konvertimi, pas viteve 90’. Urbanizimi ndikon gjithashtu edhe tek nataliteti i ulët dhe plakja e popullsisë, që përmendëm më sipër.

Së katërti, edhe popullsia myslimane duke qenë tradicionalisht më e madhja në numër dhe shtrirë në të gjithë vendin, është përfshirë nga migrimi, urbanizimi dhe pasojat e tij, pra nga nataliteti i ulët dhe shekullarizimi dhe natyrisht edhe nga konvertimet, pas viteve 90’. Kjo është më se e vërtetë, por kompensimi për myslimanët duket se duhet të jetë bërë nga nataliteti i lartë që kanë pasur zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë në veçanti, të cilat janë zona tradicionale me popullsi të besimit islam. Por të gjitha këto supozime ngelen për tu testuar.

Padyshim e gjitha kjo pasqyrë është një vështrim i përafërt i përqindjeve të përkatësive fetare, duke marrë për bazë të gjitha këto anketime të zhvilluara ndër këto 30 vite, dhe krahasuar ato me Censusin e vitit 2011, ndërkohë që disa prej tyre janë tepër të diskutueshme për vlerat shumë të larta apo të ulëta që japin për secilën nga përkatësitë fetare tradicionale në Shqipëri dhe për kategoritë e tjera. Censusi i ardhshëm, nëse nuk do të shoqërohet me problematikat e ngritura në të kaluarën, mund t’i konfirmojë me saktësi ose jo këto përfundime.

6.3 Analizë e përqindjeve të përkatësive fetare të censusit të 2011 në Shqipëri

Këtu do të marrim në shqyrtim të dhënat e paraqitura nga mini-censusi i vitit 2011,[56] duke testuar lidhjen mes përkatësisë fetare dhe elementëve të tjerë, të cilët përgjithësisht mendohet se kanë ndikuar në ndryshimin e përqindjeve fetare.

Metodologjia

Të dhënat e mincensusit do të përpunohen përmes programit SPSS duke përdorur analizën Descriptive Statistics përmes përpunimit Crosstabulation me dy të dhëna bazë, fenë dhe një dhënë tjetër demografike, dhe duke nxjerrë përqindjen rezultante për këtë të dhënë brenda çdo komuniteti fetar. Më pas do të bëhet interpretimi i të dhënave duke u mbështetur edhe në konstatime të tjera të jashtme.

Variablat që do të merren në shqyrtim

Një nga shkaqet kryesore të ndryshimit të fetarisë së njerëzve, për rrjedhojë edhe të përqindjeve të përkatësisë fetare të dikurshme është procesi shekullarizues i shoqërive, i cili mund të matet me disa elementë, siç është urbanizimi, për faktin e njohur se zonat rurale janë më konservatore dhe më pak të prira për të ndryshuar traditën, mes tyre edhe besimin. Element tjetër matës është numri i pjesëtarëve në një familje. Familjet tradicionale që e ruajnë edhe më së shumti fenë, janë ato familje që kanë edhe më shumë pjesëtar, të cilat zakonisht përbëhen nga tre breza. Një tjetër element tregues i rëndësishëm është shkalla e lindshmërisë, për arsyen se shoqëritë moderne, dhe të shekullarizuara karakterizohen nga një lindshmëri më e ulët dhe nga plakje e popullsisë gjithashtu. Tjetër element matës është edhe niveli i arsimimit, për arsye sepse shkolla ka qenë një nga vatrat më të fuqishme shekullarizuese të epokës së modernitetit. Këta janë disa elementë për të cilët mund të bëjmë korrelacione nga të dhënat demografike të detajuara që disponojmë nga mini-censusi dhe të shqyrtojmë, se cilat nga komunitetet fetare tradicionale në vend janë prekur më së shumti nga proceset shekullarizuese, në veçanti në periudhën e regjimit komunist. Këtu gjithashtu do të përfshijmë edhe çështjen e emigrimit, e cila mendohet se ka ndikuar gjithashtu në ndryshimin e përqindjes së përkatësive fetare.

 

 

Para se të marrim në analizë lidhjen mes përkatësisë fetare dhe elementëve të tjerë, e pamë të arsyeshme të bëjmë një pasqyrim gjeografik sesi ka ndryshuar dhe lëvizur përkatësia fetare nga aspekti gjeografik në Shqipëri, duke e krahasuar mes regjistrimit të detajuar të 1927 dhe censusit të 2011.

Krahasim i shpërndarjes gjeografike fetare mes regjistrimit të 1927 dhe censusit të 2011

Për të kuptuar sesi ka lëvizur shpërndarja gjeografike e shqiptarëve, në 84 vjet, duke iu referuar besimit të tyre do të krahasojmë ndërmjet tabelave dhe grafikëve që paraqet regjistrimi i vitit 1927 dhe ai  vitit 2011. Më poshtë, po paraqesim një tabelë dhe grafik të popullsisë sipas regjistrimit të 1927 dhe përkatësive fetar të regjistruara në atë kohë:[57]

Regjistrimi i 1927 i përshtatur sipas ndarjes së re që të përputhet me 2011
Feja/PrefekturaShkodër LezhëKosovëDibërDurrësTiranëElbasanFier Berat KorçëVlorëGjirokastërShumaPërqindja
Myslimanë3188770443512073137330735205174700387634568077357387165332656085467,64
Katolikë340093921935328497382111268919610,75
Ortodoksë18868137228322641643823071870951107376314331417900921,59
Hebrenj (judenjë)4040 
Gjithsej829099100 %

Këtu është pasur parasysh që renditja të bëhet nga veriu në jug, dhe ndarjet e vjetra të përshtaten me ndarjen e re, të 2011, kur u zhvillua censusi banorëve dhe banesave.[58] Siç duket qartë popullsia katolike ka qenë e përqendruar kryesisht në zonën veriore dhe në veçanti atë veriperëndimore, ndërsa popullsia myslimane gjendet e shpërndarë në të gjithë vendin, por me një prezencë mjaft të ulët në prefekturën e Lezhës, ndërsa popullsia ortodokse ka një prezencë të dukshme në jug të vendit, ndërsa në veri ka një prezencë minimale. Ndërsa nëse i referohemi censusit të 2011 do të kemi këto të dhëna:

Censusi 2011
Feja/ QarkuShkodërLezhëKukësDibërDurrësTiranëElbasanFierBeratKorçëVlorëGjirokastërTotaliPërqindja
Mysliman965681984571483111551177274466760190550150559712261299647401327815158760856,70
Bektashi147177452644215199091515313711681455819036118586282,09
Katolik1016179701422362799193223974530546149163124923369149328092110,03
Ortodoks813333221238675378901529542695106243581424125125831889926,75
Ungjillorë1888523163251783147331716601095937970,14
Krishterë tjerë38173112167797951742901221265019190,07
Besimtar të pa cilësuar673145920955970913129579301612218611981150781926760501536305,49
Ateist30417528492929012055896791119048554007105634550699952,50
Të tjerë2093541270858522460526020,02
Pa përgjigje1063210724698985023375411384439313649602701722595367491094538602413,79
Pavlefshme4347418921221876698018230601088922516504353562461680222,43
Gjithsej21534713402785292137047262785749365295827310331141944220357175640721762800138100 %

Siç shihet edhe nga grafikët ka një zhvendosje të dukshme të popullsisë drejt qendrës, kryesisht Tiranës dhe Durrësit, nga të gjitha besimet, sidomos ka një rënie të theksuar të popullsisë në jug të Shqipërisë, nëse e krahasojmë atë me 1927, kur kjo zonë kishte më shumë banorë se çdo zonë tjetër e vendit. Por ndërkohë përhapja gjeografike e feve nuk duket se ka ndryshuar shumë. Katolikët vazhdojnë të jenë shumicë absolute në qarkun e Lezhës dhe të ruajnë një shumicë të lehtë në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë vihet re një shtim i prezencës së tyre në Tiranë dhe rënie të theksuar të ortodoksëve në jug. Myslimanët vazhdojnë të ruajnë shumicën në të gjitha qarqet e tjera të vendit. Në thelb nuk kemi ndonjë përmbysje shumicash fetare në asnjë zonë, pavarësisht rritjes së diferencës mes tyre në disa zona. Veç kësaj, larmisë fetare të vendit i janë shtuar edhe besime të tjera si dhe ateistët, ku këta të fundit edhe pse përbëjnë një përqindje të vogël duket se përqendrohen më së shumti në qendër, veçanërisht në Tiranë dhe shtrihen gjatë gjithë jugut, nga Tirana e poshtë me disa mijëra njerëz, ndërkohë që nga skaji verior deri në Durrës, pa e përfshirë këtë të fundit, janë vetëm disa qindra. Kjo tregon se veriu i Shqipërisë e ka ruajtur përkatësinë dhe besimin fetar më shumë sesa zona e mesme dhe ajo e jugut.

Familja tradicionale dhe përkatësia fetare

Urbanizimi i shoqërisë shoqërohet me efekte të ndryshme sociale, mes tyre edhe kalimi nga një familje tradicionale, me shumë pjesëtarë, tek një familje më moderne me më pak pjesëtarë, pra edhe më shekullare. Numri i lartë i pjesëtarëve në një familje tregon për ruajtjen e familjes tradicionale me shumë individë, të përbërë shpesh nga tre breza dhe nga një numër i madh fëmijësh, kjo e fundit padyshim tregon edhe për lindshmërinë e lartë të tyre, të tilla familje kanë edhe më shumë premisa për të ruajtur identitetin fetar gjithashtu. Nisur nga kjo premisë këtë mund ta testojmë duke kryqëzuar të dhënat për përkatësinë fetare me numrin e pjesëtarëve të një familje. Atëherë duke iu referuar kësaj logjike nëpërmjet programit SPSS kemi bërë kryqëzimin e variabëlit të besimit fetar me atë të kodit të individit dhe kemi këtë tabelë:

 

Kodi i individit (numri i familjarëve)
Besimi fetar1234567891011121314151617
Myslimanfrekuenca1225111530922870694130201075227813657301042211
%25,824,319,414,98,74,21,60,60,30,10,10,00,00,00,00,00,0
Bektashifrekuenca53444132122813050204221000000
%30,825,418,513,27,52,91,20,20,10,10,10,00,00,00,00,00,0
Katolikefrekuenca21102009159512357873691525825124100000
%25,224,019,114,89,44,41,80,70,30,10,00,00,00,00,00,00,0
Ortodoksfrekuenca186116291076684308117192100000000
%32,728,618,912,05,42,10,30,00,00,00,00,00,00,00,00,00,0
Ungjillorëfrekuenca3033271910320000000000
%24,226,621,815,38,12,41,60,00,00,00,00,00,00,00,00,00,0
Tjetër i krishterëfrekuenca17251394200000000000
%24,335,718,612,95,72,90,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,0
Besimtar i pacilësuarfrekuenca118111709176863481624720931000000
%26,025,720,215,17,73,61,00,40,20,10,00,00,00,00,00,00,0
Ateistfrekuenca63850843030012556249300000000
%30,524,320,514,36,02,71,10,40,10,00,00,00,00,00,00,00,0
Preferon të mos përgjigjetfrekuenca274326142457187810134441285626127332110
%24,123,021,616,58,93,91,10,50,20,10,10,00,00,00,00,00,0
Pavlefshme /e papërcaktuarfrekuenca29636433232328915098331794430000
%15,418,917,316,815,07,85,11,70,90,50,20,20,20,00,00,00,0
Tjetërfrekuenca43220000000000000
%36,427,318,218,20,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,0

 

Duke iu referuar tabelës së mësipërme, ku numri 1 përfaqëson kryefamiljarin dhe numrat e tjerë deri te 17 të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, nëse marrim si numër referimi numrin katër, pra katër pjesëtarë të një familje, pra përgjithësisht dy prindër dhe dy fëmijë, që është edhe niveli i zëvendësimit të popullsisë, do të shohim se brenda myslimanëve, familje me më shumë se katër persona përbëjnë 15,6% të tyre, tek bektashinjtë 12,1% të tyre, tek ortodoksët 7,8% të tyre, tek katolikët 16,9% të tyre, tek ungjillorët 12,1% të tyre, tek të krishterët e tjerë 8,5% të tyre, tek besimtarë të pacilësuar 13% të tyre, tek ateistët 10,4% të tyre, tek ata që nuk janë përgjigjur 14,8 % të tyre dhe tek të tjerët 0%. Ndërkohë familje me numrin maksimal të pjesëtarëve kemi ato myslimane deri me 17 pjesëtarë, preferon të mos përgjigjet deri në 16 pjesëtarë, katolikë deri në 12 pjesëtarë, bektashi dhe besimtarë të pacilësuar deri në 11 pjesëtarë, ortodoks dhe ateistë deri në 9 pjesëtar, ungjillor deri në 7 pjesëtar, të krishterë të tjerë deri në 6 pjesëtarë. Pra shihet se familje me më shumë pjesëtar janë ato myslimane dhe katolike dhe më pak ato ortodokse dhe të krishterë të tjerë. Pra kjo shpjegon faktin se modernizimi dhe shkëputja nga familja tradicionale me shumë pjesëtarë ka prekur më së shumti ortodoksët dhe më pak katolikët dhe myslimanët. Dhe padyshim këto familje janë më të prira për të ruajtur dhe trashëguar përkatësinë fetare të të parëve, sesa ato familje më moderne, me më pak pjesëtarë.

Lindshmëria si faktor i ruajtjes së identitetit fetar

Studiues të ndryshëm kanë vënë në dukje se popullsitë më fetare kanë prirje të kenë lindshmëri më të lartë sesa ato më pak fetare dhe më të shekullarizuara.[59] P.sh. fetarizmi, migracioni dhe pjelloria luajnë një rol të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara. Amerikanët shekullar kanë një normë mesatare totale pjellorie prej 1,66, në krahasim me katolikët që mesatarisht e kanë 2.3, protestantët 2,21 dhe myslimanët 2,84. Lindshmëria tek ata që kanë pikëpamje konservatore fetare në lidhje me abortin është mesatarisht dy të tretat më e lartë se sa tek ata që mbrojnë pikëpamjet pro lirisë së abortit.[60] Studimet tregojnë gjithashtu se përbërja fetare e Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2043, do të përcaktohet nga “pjelloria e ulët e amerikanëve shekullarë dhe fetarizmi i imigrantëve, të cilët sigurojnë një forcë kundërvepruese ndaj shekullarizimit”[61] Grupi më i madh i imigrantëve, ai hispanik katolikë, do të jetë ai që do të përjetojë edhe rritjen më të madhe se çdo grup etno-fetar tjetër, ndoshta duke arritur deri në 18% të popullsisë amerikane deri në 2043.[62]

Eric Kaufmann e cilëson këtë si “krizën e shekullarizmit” që po vjen. Sipas tij, intelektualët  dhe politikanët liberalë u pëlqen ta konceptojnë “rënien” e besimeve dhe praktikave fetare në të gjithë botën, si një hap i pashmangshëm drejt përparimit më të madh shkencor dhe moral. Sipas kësaj pikëpamje, mbijetesa e fesë në shoqëritë shekullare, është gjithmonë në rënie. Por, Kaufmann argumenton se shekullarizmi përmban në vetvete një “kontradiktë demografike” të padukshme, e cila mund të minojë mbizotërimin e tij në të ardhmen. Demografët kanë vënë re se ndërsa shoqëritë janë industrializuar dhe kontracepsioni është bërë më i gjindshëm, vlerat dhe ideologjitë janë bërë përcaktuese më të rëndësishme në sjelljen riprodhuese. Në vendet që kalojnë këtë “tranzicion të dytë demografik”, pjelloria është nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë (2,1 fëmijë për grua) dhe kjo tani është normë, që i prijnë shekullarët dhe fetarët liberalë. Për këto grupe, individualizmi, barazia gjinore dhe shqetësimi për mjedisin, priren të jenë më të rëndësishme në synimet e tyre sesa objektivat tradicional, siç është lindja e fëmijëve, veçanërisht në një ekonomi të globalizuar që shpesh i kërkon të ardhurat familjare nga dy drejtime, burrë dhe grua. Në kontrast me këtë, konservatorët fetarë në Krishterim, Islam dhe Judaizëm u janë kundërvënë shumë prej këtyre tendencave kulturore duke vazhduar të kenë më shumë fëmijë sesa ata që nuk janë fetarë.[63]

Arsyet e kësaj rënie demografike janë pra së pari ideore, ato janë rezultat i liberalizimit të vlerave që erdhën përmes proceseve të modernizimit dhe shekullarizimit, të cilat kanë mbivendosur moralin e individualizmit kulturor dhe vetërealizimit si vlerë sublime, fakt ky që ndikon në uljen e pjellorisë mes njerëzve. Kjo sjellje ndaj pjellorisë është përçuar përmes modeleve kulturore mediatike, fillimisht si një praktikë e klasës së lartë dhe të mesme në vendet perëndimore, duke u bërë më pas fenomen global. Sidoqoftë, përjashtim nga kjo sjellje bëjnë shoqëritë fetare, ku niveli i pjellorisë i të cilave mbetet në nivelin e zëvendësimit ose më i lartë se ai. Fetarët po i rezistojnë në mbarë botën prirjes drejt rënies së niveleve të pjellorisë, sepse ata karakterizohen nga një frymë popullore që e lehtëson dhe e mirëpret lindshmërinë, të rrënjosur në mësimet e shkrimeve të shenjta dhe në traditat para-moderne, që mbështesin dhe inkurajojnë lindshmërinë e lartë. Ky avantazh i pjellorisë në mesin e fetareve do të sjellë në mënyrë ekspotenciale rritje të pjesës së tyre të popullsisë, duke paraqitur kështu një sfidë për vlerat shekullare.[64] Shkurtimisht mund të themi se, në çdo fe madhore botërore ka një prirje të fortë pro-nataliste, dhe demografikisht parashikohet që fetarët të tejkalojnë jofetarët, aq sa do të mund të ndodhë një përmbysje e mundshme, natyrisht modeste, e proceseve shekullarizuese brenda Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rreth vitit 2050.[65]

Shqipëria dhe lindshmëria sipas përkatësive fetare

Duke iu referuar të dhënave të detajuara të mini-censusit të 2011, të publikuar nga INSTAT-i dhe duke qenë se ato përputhen gati plotësisht me censusin dhe e pasqyrojnë atë në nivelin makro, atëherë na jepet mundësia të shohim lidhjen mes përkatësisë fetare dhe lindshmërisë. Duke përdorur programin SPSS kemi këtë tabelë të dhënash:

Numri i fëmijëve të lindur gjallë12345678910111213141516
Përqindja brenda besimeve fetaremysliman11,032,124,112,87,25,23,02,31,20,60,20,20,00,00,00,0
bektashi10,236,022,712,56,83,83,22,32,30,00,00,20,00,00,00,0
katolikë10,725,225,013,78,06,14,23,41,91,20,40,10,00,10,00,0
ortodoksë11,845,621,69,35,32,81,90,60,70,20,10,10,00,10,00,0
ungjillorë15,254,515,29,13,00,00,00,03,00,00,00,00,00,00,00,0
krishterë të tjerë21,934,425,012,56,20,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,0
të pacilësuar13,433,624,111,56,54,33,01,70,90,70,10,10,10,00,00,0
ateistë12,745,920,16,95,14,21,81,21,10,20,70,20,00,00,00,0
pa përgjigje13,438,523,510,95,53,61,71,20,90,50,20,10,00,00,00,0
të pavlefshme /e papërcaktuar9,929,926,017,45,34,31,62,61,61,30,00,00,00,00,00,0

Nisur nga tabela e mësipërme, nëse marrim si pikë referimi numrin 2, që tregon lindjen e dy fëmijëve për grua, që është edhe numri i zëvendësimit të popullsisë, mund të vëmë re se gratë që janë identifikuar si myslimane, të cilat kanë lindur më shumë se dy fëmijë përbëjnë 56,9% të këtij komuniteti, gratë bektashiane 53,8% të këtij komuniteti, gratë katolike 64,1% të këtij komuniteti, gratë ortodokse 42,6% të këtij komuniteti, gratë ungjillore 30,3% të këtij komuniteti, të krishterat e tjera 43,7% të tyre, besimtare të pacilësuara 53% të këtij grupimi, ateiste 41,4% të tyre dhe ato që nuk janë përgjigjur 48,1% të këtij grupi. Ndërkohë mesatarja e lindshmërisë për grua, nisur nga besimi fetar i bie të jetë:

Besimi fetar Numri i graveNumri i fëmijëve të lindurMesatarja
Mysliman13843453613,28
Bektashian52816933,21
Ortodoks190652772,77
Katolik233784243,6
Ungjillor33822,48
Krishterë të tjerë32792,49
Besimtar të pacilësuar138543013,11
Ateist56716192,86
Pa përgjigje293385522,92

 

Rezultatet më sipër tregojnë qartë se lindshmërinë më të lartë, sipas të dhënave të mini-censusit të vitit 2011, e kanë gratë katolike, të pasuara nga ato myslimane dhe bektashiane, ndërsa më të ulët gratë e krishtera jotradicionale, ortodokse dhe ato ateiste. Kjo konfirmon edhe një herë faktin se edhe në Shqipëri lindshmërinë më të lartë e kanë ata njerëz që identifikohen se i përkasin një besimi në dallim me ateistët që e kanë më të ulët. Ndërkohë numri i ulët i lindshmërisë mes atyre që identifikohen si ortodoks dhe të krishterë të tjerë jotradicional (ungjillor etj.), mund të shpjegohet me faktin se ortodoksët kanë edhe nivelin më të lartë të urbanizimit dhe modernizimit, edhe pse i përkasin një besimi tradicional në Shqipëri, ndërsa për pjesën tjetër të të krishterëve që nuk i përkasin besimeve tradicionale shqiptare, është më se e kuptueshme që duke qenë se janë prurje më të vonshme, kryesisht pas viteve 90’ janë edhe më të urbanizuar dhe modernizuar, ndaj dhe lindin më pak fëmijë. Në fakt edhe më herët, para censusit të 2011 studiues si Nathali Clare, kanë tërhequr vëmendjen se nëse i referohemi përkatësisë së origjinës së individëve, popullsia ortodokse del të ketë pësuar rënie dhe ajo katolike dhe myslimane rritje, nisur nga rritja demografike gjatë viteve 70-80, që kanë pësuar zonat veriore.[66] Fakt ky që konfirmohet edhe nga censusi i vitit 2011, edhe pse pas viteve 90’ Shqipëria pësoi ndryshime të mëdha demografike, kryesisht për shkak të migrimit. Kështu p.sh. INSTAT-i pohon se:

Qarku me numrin mesatar më të lartë të fëmijëve, pasi ne kontrollojmë për faktorë të tjerë ndërhyrës, është Kukësi, i cili ka më shumë se 20% numër më të lartë të CEB sesa Vlora. Numri më i ulët i fëmijëve për grua mund të gjendet në Korçë, e cila ka një numër 10% më të vogël të CEB sesa Vlora. Pasi kontrolluam vendbanimin urban/rural, rezultoi se Tirana ka një CEB prej vetëm 2,7% më të ulët sesa Vlora. Rajonet e tjera që kanë lindshmëri më të lartë sesa Vlora janë: Dibra (11% më të lartë), Durrësi (1% më të lartë), Lezha (4% më të lartë) dhe Shkodra (6% më të lartë).[67]

Më poshtë INSTAT jep edhe grafikun përkatës, ku Vlora ka vlerën 1, dhe shërben si kategori referencë.[68]

Pra ajo që mund të themi në këtë rast është fakti se zonat e jugut dhe ato të mesme të Shqipërisë, të cilat karakterizohen për sa i përket përkatësisë fetare më së shumti nga myslimanët dhe ortodoksët, janë edhe zona me lindshmëri më të ulët, por ndërkohë zona veriore që karakterizohet më së shumti për sa i përket përkatësisë fetare nga myslimanët dhe katolikët, ka edhe lindshmërinë më të lartë, kështu që humbja që ka pësuar përkatësia myslimane në jug dhe në Shqipërinë e mesme, për shkak të lindshmërisë së ulët, është kompensuar në një farë mase nga lindshmëria e lartë në veri të vendit, në veçanti në zonën veri-lindore, që ka edhe lindshmërinë më të lart në rang shtetëror. Ndërsa ortodoksët duke mos pasur shtrirje të madhe në veri të vendit, janë më të dëmtuarit, për sa i përket lindshmërisë.

Mosha dhe përkatësia fetare 

Një tjetër element që mund të shpjegojë përqindjet e përkatësive fetare sot është edhe shpërndarja e saj sipas grup-moshave. Për ta testuar këtë i kemi ndarë grup-moshat me dhjetëvjeçar dhe pastaj kemi kryqëzuar të dhënat me besimin fetar, duke nxjerrë përqindjen e çdo grup-moshe brenda vetë komunitetit të caktuar fetar. Kështu që nga përpunimi i të dhënave kemi këtë tabelë:

MoshaMyslimanë %Bektashi %Katolik %Ortodoks  %Ungjillor %Krishterë të tjerë %Besimtar i pacilësuar %Ateistë %Pa përgjigje %Pa vlefshme %Tjetër    %
0-1013,711,413,78,618,412,812,513,317,619,50,0
11-2018,414,019,913,113,611,419,215,618,420,618,2
21-3015,014,714,612,220,812,915,214,614,919,90,0
31-4012,310,411,811,024,820,012,711,611,49,09,1
41-5014,015,614,113,44,818,614,913,813,38,636,4
51-6011,915,710,816,811,212,912,714,812,59,39,1
61-707,910,37,512,54,05,87,49,67,16,118,2
71-805,06,45,39,40,84,23,74,53,64,80,0
81-901,41,41,93,00,81,41,41,21,41,89,1
91-1000,10,40,10,50,00,00,20,20,10,50,0

 

Siç edhe vihet re te myslimanët mosha 20 vjeç e poshtë përbën 32,1% të këtij komuniteti, ndërsa tek katolikët 33,6 % të tyre dhe tek ortodoksët 21,7% të tyre. Ndërsa mosha 50 e lartë përbën 42,2 % të ortodoksëve, 26,5% të katolikëve dhe 26,3% të myslimanëve. Nga këto të dhëna del se komunitetet me moshë më të re janë ai katolik dhe mysliman, dhe komuniteti me moshë më të plakur është ai ortodoks.

Përkatësia fetare dhe urbanizimi

Shoqëria shqiptare për arsye historike, gjeografike, sociale, kulturore etj., për shekuj ka qenë një shoqëri thellësisht rurale. Edhe pas themelimit të shtetit shqiptar në 1912 dhe me gjithë hapat drejt urbanizimit dhe industrializimit të tij, në të gjitha regjimet që ai kaloi, u desh të vinte viti 2011 dhe censusi që u bë në atë vit, për të treguar për herë të parë, pas gati një shekulli, se kishte ndryshuar raporti i popullsisë që jetonte në qytet me atë që jetonte në fshat, në favor të të parit.

Për arsye të kuptueshme të natyrës konservatore të jetës rurale, edhe besimi fetar është ruajtur më tepër në të sesa në qytet. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më parë, p.sh. në konvertimin masiv të shqiptarëve në mysliman. Fillimisht Islami ka qenë fe që ishte e përqendruar në zonat urbane, duke nisur nga paria e vendit, që nisi të islamizohet që nga gjysma e dytë e shekullit XIV, ndërsa në zonat rurale shumë më vonë.[69] E njëjta gjë ndodh edhe me shekullarizimin dhe përhapjen e ideologjive moderne jofetare, të cilat fillimisht janë përhapur në zonat urbane. Nisur nga ky fakt, duke përpunuar të dhënat e mini-censusit, duke kryqëzuar të dhënat mes përkatësisë fetare dhe zonës së banimit, rural dhe urban, për të parë se si ndahet çdo besim fetar mes fshatit dhe qytetit. Kryqëzimi i këtyre dy dhënave na jep këtë tabelë:

Besimi fetar Urban %Rural   %
Mysliman50,549,5
Bektashi58,341,7
Katolike49,150,9
Ortodoks62,737,3
Ungjillorë68,531,5
Të krishterë të tjerë87,112,9
Besimtar i pacilësuar52,947,1
Ateist71,628,4
Preferon të mos përgjigjet63,037,0
E pavlefshme /e papërcaktuar51,148,9

 

Nga tabela vëmë re se myslimanët e kanë të ndarë komunitetin e tyre pothuajse në mënyrë të barabartë mes zonës rurale dhe asaj urbane, me një diferencë fare të vogël (0,5%) në favor të asaj urbane, edhe katolikët me një diferencë pak më të madhe (0,9%), por në favor të zonës rurale. Duhet të mos harrojmë se kjo gati barazi mes zonave rurale dhe atyre urbane për të dyja komunitetet, por edhe të tjerët, është produkt i procesit të urbanizimit të pas viteve 90’ më së shumti, por gjithsesi na tregon një nga arsyet se pse feja është ruajtur më shumë tek këto komunitete, në veçanti tek ai katolik. Ortodoksët janë ata që mes komuniteteve tradicionale fetare janë më të urbanizuarit, me një diferencë të theksuar prej 25,4%. Natyrisht urbanizimi i tyre ka nisur edhe më herët që para viteve 90’, edhe pse padyshim pas këtyre viteve urbanizimi masiv preku të gjitha komunitetet. Siç shihet edhe nga tabela përqindjen më të lartë në zonat urbane e kanë ateistët dhe padyshim të krishterët jotradicional, të parët për shkak të ndikimit të edukimit ateist gjatë komunizmit dhe të dytët si prurje kryesisht të reja të pas viteve 90’.

Përkatësia fetare dhe arsimi

Shpesh thuhet se njerëzit më të arsimuar janë edhe ata më pak fetar. Dhe kjo është e vërtetë, por çështja në thelb nuk qëndron tek fakti se marrja e dijes të bën më pak fetar, por tek fakti se kjo lloj dije është jo vetëm afetare, por shpesh edhe anti-fetare. Pra arsimi nuk është neutral në fakt, por ai përshkruhet nga një frymë e përgjithshme filozofike që ushqen antipatinë ndaj fesë, ose së paku indiferencën ndaj saj, duke e konsideruar atë më së shumti, në mos si pjesë e miteve dhe folklorit, si pjesë e shijeve dhe zgjedhjeve individuale subjektive të çdo njeriu. Është fakt se në historinë e njerëzimit janë institucionet fetare ato që kanë ngritur të parët shkollat dhe kanë arsimuar njerëzit, jo vetëm me dije fetare, por edhe ato mondane. Mjafton të përmendim faktin se edhe tek shqiptarët shkollat e para ku arsimoheshin njerëzit edhe pse të pakta, qenë ato të ngritura nga institucionet fetare, qofshin këto të krishtera ose myslimane.[70] Dhe në këto shkolla nuk mësohej vetëm feja, por edhe dijet mondane. Ndërkohë përmbysja e tradicionales me modernen solli në pushtet mendimin laik, i cili e shndërroi edhe sistemin arsimor, ku i jepej theks i veçantë fesë dhe besimit, në një sistem që si “fe të re” kishin shkencën dhe mendimin pozitivist mohues të fesë. Kështu që shkolla në thelb të bën më të ditur, por më fetar ose jo të bën fryma filozofike që përmban ky arsim dhe jo thjesht dituria për të njohur botën që na rrethon. Gjithsesi këtu do të kryqëzojmë dy të dhëna, atë të besimit fetar dhe shkallës së arsimit të individëve për të parë se cili komunitet është më i shekullarizuari. Më tej kemi këtë tabelë:

Niveli shkollimit në %
Besimi fetarPa diplomëFillore7/8/9 vjeçareE mesmeNiveli i parë i arsimit të lartëNiveli i dytë i arsimit të lartë
Mysliman

 

1,317,345,227,58,60,1
Bektashi

 

1,015,634,433,515,40,2
Katolike

 

1,318,143,927,68,90,1
Ortodoks

 

0,913,427,637,220,60,3
Ungjillorë

 

0,010,715,530,143,70,0
Tjetër i krishterë

 

0,09,831,149,29,80,0
Besimtar i pacilësuar

 

1,215,941,430,810,40,2
Ateist

 

0,813,528,734,821,700,4
Preferon të mos përgjigjet

 

1,314,837,131,914,70,1
E pavlefshme /e papërcaktuar2,019,039,929,59,40,2
Tjetër

 

0,09,136,436,418,20,0

 

Edhe nga kjo tabelë vëmë re, nëse i referohemi nivelit të parë të arsimit të lartë, se përqindjen më të lartë brenda komunitetit të tyre e kanë ungjillorët me 43,7%, të pasuar nga ateistët me 21,7%, dhe pastaj me radhë ortodoksët me 20,6%, të tjerët me 18,2%, bektashinjtë me 15,4%, besimtar të pacilësuar me 10,4%, të krishterë të tjerë me 9,8%, katolikët me 8,9% dhe më pas myslimanët me 8,6%. Ndërkohë në nivelin e dytë të arsimit të lartë kryesojnë ateistët me 0,4%, më pas vijnë ortodoksët me 0,3%, bektashinjtë dhe besimtarët e pacilësuar me nga 0,2% secili, dhe myslimanët dhe katolikët me nga 0,1% secili.

Edhe kjo e dhënë konfirmon atë që thamë më sipër se ndër komunitetet tradicionale më i shekullarizuari dhe i integruari në shoqërinë moderne shqiptare janë ortodoksët dhe më pas myslimanët dhe katolikët, kjo edhe për shkak të nivelit të arsimimit të tyre. Natyrisht këtu flasim në rang komuniteti fetar, duke u nisur nga shifrat e përgjithshme, por nuk duhet të harrojmë se komunitetet fetare mes shqiptarëve përgjithësisht nuk janë të ndarë me thikë mes tyre, por ndajnë pak a shumë të njëjtin mjedis social-kulturor, kështu që edhe këto dallime shpesh nuk janë aq të dukshme në jetën e përditshme.

Përkatësia fetare dhe emigracioni

Element shumë i rëndësishëm për të njohur më mirë përbërjen e përkatësisë fetare të shqiptarëve pas viteve 90’ është edhe emigracioni. Në vitin 2011 sipas të dhënave të Eurostat-it në vendet e BE-së gjatë regjistrimit numëroheshin mbi 964 mijë shtetas shqiptar, ku nga këta mbi 480 mijë në Greqi dhe mbi 451 mijë në Itali.[71] Duke qenë se këto vende nuk e përfshijnë përkatësinë fetare në përgjigjet e Censusit, nuk është e lehtë të njohësh se çfarë besimi kanë emigrantët shqiptarë nëpër botë. Por duke u nisur nga fakti se shumë prej këtyre emigrantëve kanë lëvizur dhe duke u kthyer shpesh në Shqipëri, mund të shfrytëzojmë këtë si element të tërthortë. P.sh. Censusi i 2011 pyet nëse keni lindur jashtë Shqipërisë, këtë të dhënë mund ta kryqëzojmë me përkatësinë fetare dhe do të kemi këtë tabelë:

Vendlindja
Besimi fetarNë ShqipëriJashtë vendit
Mysliman99,01,0
Bektashi99,30,7
Katolike98,51,5
Ortodoks97,72,3
Ungjillorë97,62,4
Të krishterë të tjerë97,12,9
Besimtar i pacilësuar98,91,1
Ateist98,81,2
Pa përgjigje98,11,9
Të tjerë100,00,0
E pavlefshme /e papërcaktuar76,523,5

Siç shihet numrin më të lartë të lindjeve jashtë Shqipërisë brenda një besimi fetar e kanë të krishterët e tjerë dhe ungjillorët, respektivisht me 2,9% dhe 2,4% dhe të tretët vijnë ortodoksët me 2,3%, dhe numrin e lindjeve më të ulët jashtë Shqipërisë e kanë bektashinjtë me 0,7% të pasuar nga myslimanët me 1%.

Pyetje tjetër është vendndodhja në momentin e regjistrimit. Këtu po paraqesim ata që ndodheshin jashtë Shqipërisë gjatë momentit të regjistrimit, nisur nga besimi i tyre fetar:

Vendndodhja në momentin e regjistrimit (nata 30 shtator-1 tetor)
Besimi fetarNë të njëjtin vendbanim të zakonshëmDiku tjetër në ShqipëriJashtë vendit
Mysliman96,72,50,8
Bektashi96,22,90,9
Katolike96,82,60,6
Ortodoks95,62,81,6
Ungjillorë87,911,30,8
Të krishterë të tjerë100,00,00,0
Besimtar i pacilësuar96,62,21,2
Ateist96,92,01,1
Pa përgjigje96,42,70,9
E pavlefshme /e papërcaktuar97,02,40,6
Tjetër100,00,00,0

 

Siç shihet nga këto të dhëna popullsia e identifikuar si ortodokse është ajo që ka përqindjen më të lartë të vendndodhjes jashtë vendit në momentin e Censusit me 1,6%, e pasuar nga besimtarë të pacilësuar dhe ateistët, respektivisht me 1,2%  dhe 1,1%. Ndërsa më të ulëtën të krishterët e tjerë me zero, të pasuar nga katolikët me 0,6% dhe myslimanët dhe ungjillorët me 0,8.%

Një pyetje tjetër është edhe ajo nëse personi i pyetur ka jetuar jashtë shtetit për më shumë se një vit, dhe duke kryqëzuar edhe një herë të dhënat me përkatësinë fetare kemi:

Ka jetuar ndonjëherë jashtë shtetit më gjatë se një vit
Besimi fetarPoJo
Mysliman1,298,8
Bektashi1,798,3
Katolike1,798,3
Ortodoks3,796,3
Ungjillorë6,293,8
Të krishterë të tjerë3,296,8
Besimtar i pacilësuar1,798,3
Ateist3,296,8
Preferon të mos përgjigjet1,598,5
Tjetër0,0100,0
E pavlefshme /e papërcaktuar1,099,0

 

Siç shihet përqindjen më të lartë e kanë ungjillorët me 6,2%, pasuar nga ortodoksët me 3,7%, ndërsa më të ulëtin myslimanët me 1,2% pasuar nga katolikët dhe bektashinjtë me 1,7% secili. Të gjitha këto të dhëna të tërthorta provojnë se emigracioni në mesin e komunitetit ortodoks ka qenë relativisht më i madh, sesa ai mysliman dhe katolik.

Në përmbledhje mund të themi se komuniteti më shumë i prekur nga fenomeni i shekullarizimit duket se është ai ortodoks dhe disi më pak ai mysliman dhe shumë më pak ai katolik. Disa zëra vënë në dukje madje se edhe gjatë periudhës së kaluar elementi ortodoks u integrua në administratë dhe në radhët e elitës në një shkallë të pa precedent.[72] Prof. Artan Fuga madje pohon se:

Sipas të dhënave tona tepër të sakta, në radhët e zyrtarëve të lartë drejtues të kulturës, edukimit, propagandës, diplomacisë, mediave, kishin historikisht një peshë tepër të madhe individë me tradita fetare familjare ortodokse; në radhët e drejtuesve më të lartë të partisë kishte një përzierje të spikatur individësh me prejardhje myslimane dhe ortodokse; ndërsa në drejtuesit më të lartë të ekzekutivit mbisundonin individë me prejardhje fetare myslimane. Ky fakt bëhet edhe më interesant po të mbahet parasysh se të gjithë këta individë kishin formim kulturor dhe një botëkuptim të afishuar ateist.[73]

Po ashtu gjatë regjimit komunist edhe pse nuk u bënë dallime fetare në ndalimin e besimit, kleri ortodoks rezulton të jetë persekutuar më pak se të tjerët.[74] Po kështu edhe objektet e kultit që u përzgjodhën më së shumti si monument kulture qenë ato ortodokse, ku nga 77 të tilla, 63 ishin ortodokse.[75] Për sa i përket sulmeve ideologjike kleri katolik rezulton më i sulmuari dhe dëmtuari dhe pas tij ai mysliman, ndërsa shumë më pak ai ortodoks. Kështu p.sh. sipas Viron Kokës në broshurën e tij “Ideologjia reaksionare e klerit në vitet 30’ të shekullit XX” ai merr në analizë shkrime dhe citime vetëm nga katolikët dhe nga myslimanët, ndërsa nga ortodoksët asnjë. Dhe këtë ai e përligj me pohimin se: “Kleri ortodoks nuk u muar në atë kohë me diskutimin e problemeve aktuale politike-shoqërore… Megjithatë, pozita e tij nuk ishte më pak reaksionare se ajo e klerëve të tjerë.”[76] Këto dhe faktorë të tjerë, që nuk bëheshin në thelb për të kursyer fenë apo besimin ortodoks, por për arsye të tjera, kanë rezultuar në një klimë relativisht më pak agresive ndaj këtij komuniteti nga regjimi komunist dhe për rrjedhojë kanë krijuar një frymë më pak armiqësore nga ana e këtyre të fundit, dhe kjo pastaj ka ndikuar në shekullarizimin më të madh në mesin e tyre, në dallim me pjesën katolike e cila pikërisht për shkak të izolimit më të madh dhe nga sulmet më të egra ndaj saj, si kundërpërgjigje e ka ruajtur edhe më fort identitetin e saj, ndërsa pjesa myslimane ka variuar sipas zonave. Kjo mund të shpjegojë deri diku, krahas emigracionit, se pse ka rënie përqindja e ortodoksëve në rang vendi, qoftë kjo sipas censusit apo edhe sipas anketimeve që kemi paraqitur më herët, që nga regjistrimi i pranuar i vitit 1927.

 

[1]https://orthodoxalbania.org/2020/kisha-jone/te-dhenat-e-censusit-2011-per-te-krishteret-orthodhokse-te-shqiperise-jane-teresisht-te-pasakta-dhe-te-papranueshme/

[2] Po aty.

[3] Po aty.

[4] Fiqri Sheri, “Popullsia e Botës”. Tiranë, 2006. F 149. (vepër e cituar)

[5] Ilia TELO, REVISTA DEMOGRAFIA Nr. 1 Viti 2013, f.16-17

[6] Arqile Bërxholi, REVISTA DEMOGRAFIA Nr. 1 Viti 2013, f.35.

[7] Sipas të dhënave të paraqitura nga Teki Selenica numri total i popullsisë në 1927 rezulton të ishte 828.593 frymë ku prej tyre ortodoksët ishin 178.349, pra ata përbënin 21,52 % të popullsisë, por nga mbledhja e shifrave të paraqitura sipas prefekturave dhe përkatësive fetare numri total rezulton pak më i lartë 829,099 frymë gjithsej dhe popullsia ortodokse në 179,009. Ky gabim mund të jetë rezultat i mbledhjes së gabuar, siç ndodh edhe me disa të dhëna të tjera aty ose për shkak të gabimit në hedhjen e të dhënave. Gjithsesi diferenca është mjaft e vogël dhe ky gabim nuk ndryshon përqindjen bazë.

[8] Teki Selenica, Shqipria më 1927, Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1929, fq. 491

[9] http://www.gazetatema.net/2011/10/01/nis-sot-regjistrimi-i-popullsise-aleanca-kuq-e-zi-grisni-fleten-per-fene-e-etnine/

[10] http://www.e-zani.com/2011/10/04/kmsh-mbeshtet-censusin-edhe-pse-me-rezerva/

[11] http://www.panorama.com.al/fete-kunder-censusit-bektashinjte-nuk-u-pyetem/ Shih dhe Ali M. Basha “Islami në Shqipëri gjatë shekujve” f. 216.

[12]https://orthodoxalbania.org/2020/kisha-jone/te-dhenat-e-censusit-2011-per-te-krishteret-orthodhokse-te-shqiperise-jane-teresisht-te-pasakta-dhe-te-papranueshme/

[13] http://www.arkivalajmeve.com/Katoliket-kunder-Censusit-Do-te-regjistrojme-besimtaret.1047134631/

[14] Faqja zyrtare e INSTAT-it: http://www.instat.gov.al/media/1548/censusi_i_popullsis__dhe_banesave_2011_-_mikrodata.rar

[15] Reproductive health survey Albania, 2002 final report. Publikuar në Maj 2005.

[16] Po aty fq. iii.

[17] Po aty fq. 23.

[18] Monitoring the Situation of Children and Women, Albania Multiple Indicator Cluster Survey 2005

FINAL REPORT, publikuar nga INSTAT dhe UNICEF Shkurt 2008.

[19] Po aty, fq. 14.

[20] Po aty fq. 49. Në këtë anketim nga INSTAT-i nuk është bërë një ndarje më e detajuar e përkatësive fetare, por janë mjaftuar vetëm me dy ndarje: mysliman dhe ortodoks, katolik dhe të tjerë, pra duke i përfshirë gjithë të krishterët dhe të tjerët në një kategori të vetme.

[21] Po aty, fq. 50.

[22] Institute of Statistics, Institute of Public Health [Albania] and ICF Macro. 2010. Albania Demographic and Health Survey 2008-09. Tirana, Albania: Institute of Statistics, Institute of Public Health and ICF Macro. fq. 38.

[23] Po aty. fq. 10.

[24] Dhuna në familje në Shqipëri: Vrojtim kombëtar me bazë popullatën 2013, Raport i përgatitur nga Dr. Robin N. Haarr Konsulente ndërkombëtare e PNUD-it, Nëntor 2013, fq. 27

[25] Institute of Statistics, Institute of Public Health, and ICF. 2018. Albania Demographic and Health Survey

2017-18. Tirana, Albania: Institute of Statistics, Institute of Public Health, and ICF. Fq. 36.

[26] Reif, Karlheinz, & Cunningham, George (1992). Central and Eastern Eurobarometer 2 (Current Affairs and the Media). Për Shqipërinë Fatos Tarifa, Qendra e Studimeve Sociologjike, Universiteti i Tiranës. Adresa në web: https://doi.org/10.4232/1.2251. Shih edhe Central and Eastern EUROBAROMETER, No. 2, Janary 1992, fq. 99, 100.

[27] Reif, Karlheinz, & Cunningham, George (1993). Central and Eastern Eurobarometer 3 (Political Disintegration) Adresa në web: https://doi.org/10.4232/1.2321. Shih edhe Central and Eastern EUROBAROMETER, February 1993, No. 3 fq. 133, 135.

[28] Ilirjani, Altin, Bean, Clive, Gibson, Rachel K., McAllister, Ian, Billiet, Jaak, De Winter, Lieven, Frognier, Andre-Paul, (2015). Adresa në web: https://doi.org/10.7804/cses.module2.2015-12-15.

[29] Këtu janë përfshirë edhe sunnitë që janë paraqitur si kategori më vete nga myslimanët në anketimin e vitit 2005.

[30] Gedeshi, Ilir (2010). European Values Study 2008: Albania (EVS 2008). Adresa në web: https://doi.org/10.4232/1.10176.

[31] EVS, GESIS (2010): EVS 2008 Method Report. GESIS-Technical Reports 2010/17. Retrieved from http://www.europeanvaluesstudy.eu/. fq.4

[32] Por ndërkohë pyetjes: A besoni në Zot? I janë përgjigjur pozitivisht 1386 vetë, pra mbi 90%, ndërsa 89 vetë i janë përgjigjur negativisht, pra 5,8 %! Kështu që si është e mundur që ata të cilët besojnë në Zot të jenë mbi 90 % (1386 vetë) ndërkohë që ata që nuk i përkasin asnjë grupi fetar të jenë mbi 30 % (461 vetë)?! Mund të thuhet se ky 20 % diferencë janë besimtarë në Zot pa përkatësi fetare. Nëse do të ishte kështu atëherë kjo do të pasqyrohej në një nga të dhënat e tjera të sondazhit. P.sh. në pyetjen: Pavarësisht nga fakti nëse shkoni në Objektet Fetare ose jo a do te thonit se jeni 1. Një person fetar 2. Një person jofetar 3. Një ateist i bindur? Vetëm 42 vetë i janë përgjigjur se janë ateistë të bindur dhe 87 vetë se janë persona jofetar, dhe 1273 se janë fetar, kështu që nëse mbledhim së bashku ateistët me jofetarët dalin të jenë 129 vetë, ndërkohë që më sipër ata që nuk i përkisnin asnjë grupi fetar ishin 461 vetë! Pyetja “Do you belong to a religious denomination?” në shqip mendoj se është përshtatur gabim, pasi shqiptarët ‘grup fetar’ e kuptojnë si sekt ose organizatë fetare, ndërsa më e drejtë do të ishte të thuhej: A i përkisni ndonjë besimi fetar? Për arsye se shqiptarët komunitetin mysliman, ortodoks dhe katolik i kanë parë si besime fetare, pra si fe të ndryshme dhe jo si grupime fetare, edhe pse ortodoksët dhe katolikët i përkasin të njëjtës fe të krishterë. Ndërkohë termi denomination i përdorur në perëndim i përshtatet në shqip më shumë termi sekt dhe ka lindur si domosdoshmëri për të dalluar mes sekteve të krishtera, prandaj mendoj se edhe përgjigjet më pas janë kontradiktore.

[33] Gedeshi, Ilir, Kritzinger, Sylvia, Poghosyan, Gevorg, Rotman, David, Pachulia, Merab, Fotev, Georgy, Kolenović-Dapo, Jadranka,…(2020). European Values Study 2017: Integrated Dataset (EVS 2017). GESIS Data Archive, Cologne. ZA7500 Data file Version 3.0.0, https://doi.org/10.4232/1.13511.

[34] Në këtë rast duket se ka një përmirësim të dukshëm në përgjigje, pasi konfuzioni duhet të ketë qenë më i vogël për arsye ndoshta të një sqarimi më të mirë se çfarë kuptohet me këtë pyetje.

[35] Anketa  Sociale  Evropiane,  (2012). ESS  Raundi  i  6-të  i pyetësorit  kryesor.  Londër:  Qendra  për Studime Krahasuese Sociale, City University London. Adresa në web: https://www.europeansocialsurvey.org/data/country.html?c=albania

[36] Siç duket edhe nga të dhënat në tabelë 309 persona ose 25,7 % e të anketuarve nuk janë përfshirë në përgjigjen e kësaj pyetje, sepse ata i janë përgjigjur pyetjes “A e konsideroni veten se i përkisni ndonjë besimi ose feje të caktuar?” në mënyrë negative, por ndërkohë pyetjes: Pavarësisht nëse i  përkisni ose  jo ndonjë  feje të  caktuar, sa besimtar e  konsideroni veten? i janë përgjigjur aspak fetar vetëm 54 vetë. Kështu që ka njëlloj kontradikte mes këtij numri të madh që deklarojnë se nuk i përkasin asnjë besimi apo feje dhe numrit të vogël të atyre që nuk janë aspak fetar!

[37] Toleranca Fetare në Shqipëri, hartuar nga UNDP  dhe IDM 2018. fq. 31

[38] Albanian Youth 2011,“Between Present Hopes and Future Insecurities!” publikuar në 2013, fq.35, 36. Burimi në web: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/10056.pdf

[39] Rinia Shqiptare 2015, “Ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti…dhe besim tek BE!” Burimi në web: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12299.pdf

[40] Rinia Shqiptare 2018/2019, fq. 5 burimi në web: http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/15257.pdf

[41] Altin Ilirjani, Përmbledhje e disa rezultateve të Studimit Elektoral Shqiptar 2005, publikuar nga Shoqata Shqiptare e Shkencave Politike (ALPSA). fq. 2. Burimi në web: http://alpsa.org/aes/docs/AES2005-permbledhje.pdf

[42] Altin Ilirjani, Albania Survey #1: Tirana – Durrës The First 100 Days of the Democratic Party Government, fq. 24.

[43] Altin Ilirjani, Anketa e Opinionit Publik Globic # 2: Opinioni Publik Shqiptar, Chapel Hill, Karolina e Veriut, SH.B.A. Qershor 2006, fq.3 Burimi në web: http://albania.globic.us/docs/globic2_report_shqip.pdf

[44] Këtu janë përfshirë edhe 1,5 % që janë deklaruar si myslimanë sunij.

[45] Këtu janë përfshirë edhe 1% që janë deklaruar si myslimanë sunij.

[46] Këtu janë përfshirë edhe 18 ose 1,5 % që janë deklaruar si myslimanë sunij.

[47] 12 anketa duhet të kenë qenë të pavlefshme, edhe pse në material nuk thuhet gjë për këtë diferencë.

[48] Nën drejtimin e Prof Dr Hans-Dieter Klingemann dhe në bashkëpunim me Index Albania, Ltd., Tirana

WV3 Technical Report Albania 1998, burimi në web: http://www.worldvaluessurvey.org/WVSDocumentationWV3.jsp

[49] WV3_Results Study # Albania 1998_v20180912, fq. 50, Burimi në web: http://www.worldvaluessurvey.org/WVSDocumentationWV3.jsp

[50] Anketimi u krye në bashkëpunim me Index Albania dhe nën drejtimin e Prof. Kosta Bajrabas, WV4_ResultsStudy #Albania 2002_v20180912, fq. 77, Burimi në web: http://www.worldvaluessurvey.org/WVSDocumentationWV4.jsp

[51] Duke u integruar në Departamentin e Shtetit në Tetor 1999 shih: https://www.federalregister.gov/agencies/united-states-information-agency

[52] Fatos Tarifa, To Albania, With Love, Hamilton Books 2007, fq. 69.

[53] Bektashinjtë këtu nuk janë paraqitur më vete, por janë përfshirë te myslimanët. Kategorinë judenj (hebre) e kemi përfshirë tek të tjerët.

[54] Kam hequr në grafik rezultatet nga anketimi i 2005 i INSTAT-it ku ortodoksët, katolikët dhe të tjerë përfshihen së bashku.

[55] Në tabelën përmbledhëse mesatarja e myslimanëve del të jetë 67,74 %, por ndërkohë këtu kam paraqitur mesataren ku nuk përfshihet përqindja e myslimanëve të anketimit të INSTAT-it 2005, për shkak se ortodoksë e katolikë dhe të tjerë janë përfshirë në një vlerë të përbashkët.

[56] INSTAT official website: http://www.instat.gov.al/media/1548/censusi_i_popullsis__dhe_banesave_2011_-_mikrodata.rar

[57] Selenica Teki, Shqipria më 1927, Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1929, fq.491

[58] Në 1927 me emrin e prefekturës së Kosovës përfshihet kryesisht ajo që është sot qarku i Kukësit, kështu që nuk duhet keqkuptuar se ka të bëjë me krahinën e sotme të Kosovës dhe pjesën që ishte jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin termit Çamëri në jug që hasim të përdoret në ndarjen administrative të asaj kohe.

[59] Shih p.sh. Eric Kaufmann, Shall the Religious Inherit the Earth? Demography and Politics in the Twenty-first Century. 2011.

[60] Eric Kaufmann and Vegard Skirbekk “Go Forth and Multiply”, Political Demography, 204.

[61] Skirbekk, Vegard, Eric Kaufmann and Anne Goujon, “Secularism, Fundamentalism or Catholicism? The religious composition of the United States to 2043 Journal for the Scientific Study of Religion, 49(2): 293-310 (June 2010), 293.

[62] Ibid f. 304.

[63] David McClendon, (2013). Shall the Religious Inherit the Earth? Demography and Politics in the Twenty-First Century. Sociology of Religion, 74(3), 417–419.

[64] Ramos, Joshua. Demographics as Destiny: Globalization and the Resurgence of Religion Through Fertility,” in Journal for Cultural and Religious Theory vol. 12. no. 3 (Spring 2013)

[65] Eric Kaufmann and Vegard Skirbekk “Go Forth and Multiply”, Political Demography, f. 209.

[66] Përpjekja, Botim i qendrës Përpjekja, nr. 20, Tiranë 2005 f. 13. Ajo jep si ilustrim, në shënimin në fund të faqes, duke thënë: “Për shembull në rrethin katolik të Mirditës shkalla e rritjes së popullsisë midis viteve 1970-1980 ishte 93% në Pukë (katolikë dhe muslimanë) dhe Skrapar (bektashi) ka qenë mbi 70%, në Kukës dhe Tropojë (musliman) ka qenë mbi 60% ndërsa në Gjirokastër, Korçë dhe Kolonjë ka qenë rreth 30%. Shih Monographie par pays, Albanie 1993 (Statistisches Bundesamt Eurostat, Brüxelles/Luxembourg 1994) 37.”

[67] Popullsia dhe Dinamikat e saj në Shqipëri. Horizonte të reja demografike? Maj 2014, INSTAT f.55

[68] Ibid.

[69] Shih Ferit Duka, Shekujt Osmanë në hapësirën shqiptare, f. 42-45.

[70] Edhe pse këto shkolla nuk qenë në gjuhën shqipe, por këtu po flasim për nivelin e arsimit në përgjithësi që ndikon në formimin mendor dhe intelektual të çdo njeriu. Ndërkohë siç dihet me lindjen e nacionalizmit shqiptar fillon edhe themelimi i shkollave në gjuhën shqipe, ku u përfshinë kush më shumë e kush më pak, përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend.

[71] Official website of Eurostat https://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/submitViewTableAction.do

[72] Shih p.sh. Tonin Gjuraj, Një model shteti ekumenik? Si mund të bëhen fetë çështje politike në Shqipëri. Në

East European Quarterly 34 (Mars 2000) 1, 21-49 (shih f. 40). Nathaly Clair, Feja në vendin e mercedezëve. Në revistën Përpjekja, nr. 20, Viti 2005, f.14. Hysamendin Ferraj, në Skicë e mendimit politik shqiptar, Shkup 1999, shih f. 342, 344, 346.

[73] Fetë dhe qytetërimet në mijëvjeçarin e ri -rasti i Shqipërisë- Konferencë ndërkombëtare, Tiranë 14-15 nëntor 2003, botim i Qendra shqiptare për të drejtat e njeriut, Tiranë 2004, f.112.

[74] Shih kumtesën për persekutimin klerit ortodoks nga mitropoliti Andon Merdani, https://interreligiouscenter.com/martiret-e-besimeve-deshmi-atdhedashurie/

[75] AQSh, F. Ministria e Arsimit dhe Kulturës, nr. 511, viti 1967, d. 58, fl. 4–9. Cituar nga Artan R. Hoxha, në  Marrëdhëniet midis Regjimit Komunist dhe Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në vitet 1945–1967, f. 194. http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2014/09/Doktoratura-Artan-Hoxha-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Historise.pdf

[76] Publikuar nga shtëpia botuese “Naim Frashri” Tiranë 1969, f.4