Vizitë zyrtare e Kryetarit të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë Ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Ky takim i ngrohtë dhe miqësor kishte në fokus prezantimin me Lidhjen e Hoxhallarëve dhe aktivitetin e saj.
Në këtë takim u bë një prezantim me shoqatën e Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, shkaqet e themelimit të saj, si dhe pasqyrimin e mardhënieve të mira të ndërtuara në vite me institucionet zyrtare fetare në Arabinë Saudite, siç janë Ministria e punëve fetare atje dhe Liga e Botës Islame.
Gjithashtu në këtë takim u përmend fakti se një pjesë e madhe e hoxhallarëve në Shqipëri janë produkt i universiteteve të Arabisë Saudite, të cilët pas studimeve të tyre vazhdojnë të jenë aktivë në misionin e tyre fisnik, atë të thirrjes islame.
Në këtë takim u përmend gjithashtu domosdoshmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e davetin përmes projekteve të përbashkëta me institucionet zyrtare në Arabinë Saudite me karakter fetar dhe kulturor.
Në fund të bisedës, Ambasadorit Faysal Hifdhi iu bë një ftesë për të vizituar shoqatën e Lidhjes së Hoxhallarëve për tu njohur nga afër me projektet e saj, gjë e cila u pranua me kënaqësi nga shkëlqesia e tij.