Autopsia e kufomave

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 3 minuta lexim

autopsy1-9a136b43ed20d58e0682d1ae01663704bda4b12f-s6-c30

Akademia e Fikhut Islam me qendër në Mekë

Autopsia e kufomave

 

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij. Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam, pranë Ligës së Botës Islame, në Sesioni e saj të dhjetë të mbajtur në Mekën e nderuar nga data 24 Sefer 1408/ 17 Tetor 1987 deri në datën 28 Sefer 1408/ 21 Tetor 1987 mori në shqyrtim temën “Autopsia e kufomave”dhe pas diskutimeve dhe opinioneve të shprehura nxori këtë vendim:

Duke u nisur nga domosdoshmëritë, të cilat nuk mund të përmbushen vetëm se nëpërmjet autopsisë së kufomave, dhe nga fakti se ky akt konsiderohet një veprim me interes shumë më të madh sesa dëmi që shkaktohet duke cenuar dinjitetin e njeriut të vdekur, Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam pranë Ligës së Botës Islame vendosi si më poshtë:

Së pari: Lejohet kryerja e autopsisë së kufomave për njërin nga qëllimet e mëposhtme:

1- Hetimi i një çështje penale, për të verifikuar shkaqet e vdekjes ose kryerjen e një krimi, kur shkaqet e vdekjes janë të paqarta për gjykatësin dhe rruga e vetme për të njohur ato është autopsia.

2- Verifikimi i sëmundjeve që diktojnë kryerjen e një autopsie, kur rezultat e nxjerra prej saj shërbejmë për marrjen e masave parandaluese dhe mjekimin e duhur për të tilla sëmundje.

3- Për dhënien dhe marrjen e mësimeve në mjekësi, siç veprohet në fakultetet e mjekësisë.

Së dyti: Kryerja e autopsisë për qëllime mësimdhënie duhet t’i nënshtrohet këtyre normave:

1- Nëse kufoma i përket një personi të njohur është kusht që ai të ketë dhënë leje për kryerjen e autopsisë në trupin e tij përpara vdekjes së tij, ose nëse trashëgimtarët e tij japin leje pas vdekjes së tij. Autopsia nuk duhet të kryhet mbi kufomën e një njeriu që nuk lejohet t’i merret jeta, por vetëm nëse kjo autopsi bëhet në raste domosdoshmërie.

2- Duhet që autopsia të kufizohet vetëm në masën e domosdoshme, në mënyrë që të mos keqpërdoren kufomat e njerëzve të vdekur.

3- Autopsia e kufomave të grave duhet të kryhet vetëm nga mjeket gra, me përjashtim të rasteve kur është e pamundur që të sigurohet prezenca e tyre.

Së treti: Në çdo rast, është detyrë që të gjitha pjesët e kufomës, së cilës i është bërë autopsia, të varrosen. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.

Burimi: http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=112&l=AR&cid=12