*Bijë, besimi i prindit tënd te ti është një thesar, prandaj ruaje atë*
Ai ka besim te ti, të sheh si vajzën që e ka rritur me vlera dhe moral, dhe beson se ti di të dallosh të drejtën nga gabimi… por pyete veten me sinqeritet: A je me të vërtetë e denjë për këtë besim?
A e përdor këtë liri për të kënaqur Zotin apo për t’u larguar prej Tij?
Besimi është një urë që ndërtohet me dashuri dhe respekt, por nëse shembet, vështirë se rikthehet si më parë…
Mos e lejo telefonin të të rrëmbejë pafajësinë, dhe mos hap derë që vështirë mbyllet.
Ji ajo vajza që kur prindi i saj e sheh me telefon në dorë, buzëqesh dhe ndihet i qetë, e jo të frikësohet për zemrën dhe mendjen e saj…
Në një kohë kur telefoni është bërë më i rrezikshëm se çdo armë, ji e mençura që nuk ndikohet lehtë, nuk dobësohet dhe nuk e nënvlerëson hapin e parë drejt gabimit.
Ji vajza që di ta përdorë lirinë me mençuri, sepse liria pa përgjegjësi nuk është gjë tjetër veçse rrugë drejt humbjes…
Prandaj ruaje besimin e prindit tënd… dhe mos e bëj të pendohet ndonjëherë që ta ka dhënë…