Deklarata e mbylljes së Konferencës Ndërkombëtare Islame: “Islami dhe lufta kundër terrorizmit”
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij qofshin për të dërguarin si mëshirë për mbarë njerëzimin, Muhamedin (alejhissalatu usselam), familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Në vendin e zbritjes së shpalljes, aty ku nisi mesazhi hyjnor, në Mekën e Nderuar u mblodhën tok dijetarët dhe mendimtarët e umetit islam, të ardhur nga kontinente të ndryshme duke ju përgjigjur ftesës së Liga e Botës Islame për të zhvilluar konferencën mbarë islame “Islami dhe lufta kundër terrorizmit”. Kjo konferencë u mbajt nën kujdesin e shërbëtorit të dy xhamijave të shenjta, mbretit Selman ibn Abdul Aziz Al Saud, për të gjetur përkufizimin e duhur të terrorizmit dhe për të diagnostikuar shkaqet e tij. E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur umetin islam nga ndikimet e terrorizmit dhe për të gjetur mënyrat e shpëtimit pasi që ai ka zënë vend dhe është rritur rreziku i tij aq sa ka shpërfytyruar pamjen e fesë islame duke përligjur derdhjen e gjakut të pafajshëm dhe duke thelluar ndasitë doktrinale, etnike dhe fetare. Për shkak të kësaj armiqtë e islamit janë shfaqur më shumë se kurrë duke synuar cënimin e identitetit islam, unitetin dhe burimet e tij.
Përballë këtij rreziku vrastar dijetarët pjesëmarrës në konferencë përcjellin këtë deklaratë që përmban pesë mesazhe të cilat konferenca ia drejton udhëheqësve të umetit islam, dijetarëve, medias, rinisë islame dhe mbarë qeverive e popujve të botës duke kryer obligimin për të qenë transparent, për të shtruar argumentet e duhura dhe duke u justifikuat te Zoti. Kjo mbështet kryesisht në hadithin profetik ku thuhet: “Feja është të qenët i kulluar, i sinqertë dhe transparent.” E pyetën: Me kë të jemi të tillë o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Me Allahun, me Librin e Tij, me të Dërguarin e Tij, me prijësit e muslimanëve dhe me masën e gjerë.”
Mesazhi i parë: Ftesa e udhëheqësve të umetit në:
– Puna e vendosur për të gjykuar me sheriatin islam, reformat gjithëpërfshirëse për të arritur drejtësinë, ruajtjen e dinjitetit njerëzor, përkujdesjen e të drejtave të njeriut, përgjigjen e kërkesave të popullit, realizimin e një jete të mirë dhe përmbushja e kërkesave për një qeverisje të mirë.
– Ruatja e unitetit të muslimanëve, përballja me përpjekjet për përçarje të umetit në aspektin doktrinal, etnik dhe fetar dhe forcimin e solidaitetit islam në të gjitha format e mundshme.
– Shfrytëzimi i shkaqeve që të çojnë në arritjen e forcës materiale dhe morale, përmirësimi i përdorimit të burimeve njerëzore dhe natyrore dhe integrimin e vendeve islame mes tyre.
– Rishikimi i programeve dhe korrikulave arsimore dhe edukative dhe mënyrën e ligjërimit fetar për të arritur në një rrugë të mesme.
– Zgjidhja e konflikteve në shoqëritë islame sipas librit të Allahut dhe traditës profetike dhe rrugës që ndoqën të parët e këtij umeti, nëpërmjet themelimit të Gjykatës Islame të Drejtësisë dhe largimi i bijve të këtij umeti nga çrregullimet dhe vëllavrasja pa marrë parasysh përkatësinë e tyre doktrinale dhe sektare.
– Vënia e një strategjie gjithëpërfshirëse për mbylljen e burimeve të terrorizmit dhe rritja e besueshmërisë mes umetit islam dhe prijësave të tyre për të mbështetur çështjet publike, për të luftuar korrupsionin, për të kufizuar varfërinë dhe papunësinë dhe për tu kujdesur më shumë për të drejtat qytetare të të gjitha komponentëve të shoqërisë.
– Mbështetja e pakicave islame në ruajtjen e identitetit të tyre, në mbrotje të interesave të tyre për të rritur më shumë kapacitetet dhe për t’i dhënë mundësinë të përçojnë mesazhin e tyre e për të kryer gjithashtu detyrat që kanë karshi shoqërive ku jetojnë duke qenë të mesëm në teori dhe praktikë.
Mesazhi i dytë: Ftesa e dijetarëve të umetit në:
– Ruajtja e identitetit të umetit islam, angazhimin për ndërgjegjësim në mbrojtje të fesë e për të qenë të sinqertë me të gjithë, e të vetëdijshëm në përcjelljen e mesazhit dhe ngritjes së tij në nivelin e duhur.
– Arritja e qëllimit për të qenë shëmbëlltyrë e mirë dhe kryerjen e detyrës për qenë të sinqertë dhe transparent e udhëzues për umetin dhe prijësat e tij.
– Korigjimi i koncepteve të gabuara, mbrojtja e umetit nga paqartësitë që të çojnë në humbje nëpërmjet përhapjes së dijes së saktë e cila buron nga bazat e islamit sipas udhëzimeve që lanë dijetarët e hershëm islamë, duke qenë larg deformimit të ekstremistëve, pretendimeve të kota dhe interpretimit të injorantëve.
– Bashkëpunimi në rrugët e bashkimit, ngritjes së qendrueshmërisë, dakortësia në çështjet e përgjithshme parimore, respektimi i mendimit ndryshe dhe pasja kujdes nga rrymat e tekfirizmit duke nxjerrur njerezit nga feja, duke i konsideruar të shthurur apo të devijuar në çeshtjet ku ekziston ixhtihadi (mendimi i lirë në verdikte dhe opinionet e dijetarëve) në mënyrë që të ruhen interest e larta të umetit.
– Forcimi i koordinimit mes institucioneve fetare për dhënien e fetvasë, përgatitja për pëballimin e fatkeqësive të përbashkëta nëpërmjet fetvave kolektive në interes të të gjithëve dhe bërja kujdes nga fetvatë e përjashtuara individuale.
– Forcimi i komunikimit me rininë, ngushtimi i hendeqeve mes tyre, zgjerimi i horizonteve të diskutimit, sqarimi i tyre në gjërat e paqarta dhe përpjekja për forcimin e rrugës se mesme që duhet të ndjekin.
Mesazhi i tretë: Ftesa e medias së botës islame në:
– Forcimi i unitetit fetar dhe kombëtar në shoqëritë islame dhe pengimi apo zbrapsja e thirrjeve që çojnë në destabilitet dhe sektarizëm.
– Ngulitja e vlerave dhe moralit islam dhe parandalimi i anitvlerave dhe fenomeneve negative të cilat bien ndesh me fenë islame.
– Përpjekja për të arritur besueshmërinë e informacionit duke e vërtetuar atë e duke përcjellur qëllimin e qartë dhe parandalimi i promovimit të terrorizmit nëpërmjet përcjelljes së mesazheve të tij si dhe arritjen e njohjes së rëndësisë së madhe që ka përcjellja e mesazhit mediatik në botë.
– Puna sistematike për të kuruar sëmundjet e umetit, marrja e përgjegjësive dhe mos përhapja e mendimeve anormale dhe të dëmshme si dhe aktivizimi i medias për përhapjen e vetëdijes për ndalimin e derdhjes së gjakut, rrezikun e padrejtësive dhe parandalimi i përpjekjeve për të shpërfytyruar imazhin e islamit.
Mesazhi i katërt: Ftesa e rinisë islame në:
– Kapja fort pas Librit të Allahut dhe sunetit të Profetit (alejhissalatu uesselam) sipas rrugës që lanë të parët tanë të mirë në tre shekujt fatlumë, duke u larguar nga fitnet (çrregullimet) dhe shtigjet që të çojnë në përçarje dhe konflikte, distancimi nga teprimi në fe apo mangësia në të, respektimi i drejtave të pacënueshme, ruatjen e jetës se tjetrit dhe kujdesjen e interesave madhore të Umetit.
– Besueshmëria te dija dhe puna e dijetarëve të drejtë edukues, bërja e tyre referencë, ndjekja e gjykimeve të tyre në fe dhe bërja kujdes nga pretenduesit e ndryshëm dhe guximi i tyre për të dhënë fetva në çështjet e rëndësishme të umetit.
– Kuptimi i fesë siç duhet, ngulitja e besimit në zemër, praktikimi i mirë i fesë, vëmendja e duhur për të realizur qëllimet duke peshuar mirë dëmet dhe dobitë dhe mosmashtrimi nga disa slogane që shfaqen e që i përdorin qarqe të caktuara pa u mbështetur siç duhet në Kuran dhe në sunet.
– Të qenët racional në pasionet dhe entuziasmin momental duke pasur parasysh vlerësimin e çështjeve në parim dhe dhënia përparësi prioriteteve dhe njohjes së realiteit, si dhe duke bërë durim në përshkallëzimin e punëve deri në arritjen e qëllimeve, duke pasur parasysh ligjet e Zotit në ndryshimin e gjendjes, duke ndjekur rrugët e legjitime dhe duke nxjerrë mësim nga ekpseriencat e kaluara gjithashtu.
Mesazhi i pestë: Informimi i botës mbarë, institucioneve dhe popujve të tyre me çka vijon:
– Ekstremizmi është tashmë fenomen botëror. Ai nuk ka fe dhe as shtet të caktuar. Akuzimi i fesë islame me të është padrejtësi dhe shpifje të cilat i hedhin poshtë argumentet e qarta kuranore të zbritura nga Zoti i botëve.
– Ekstremizmi jo fetar është shkaku kryesor i terrorizmit, sepse ai shkakton dhunën reaguese.
– Vlerat njerëzore janë natyrshëm vlera të përbashkëta që nuk pranojnë falsifikime që i nxjerrin ato nga përmbatja e tyre.
– Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar nuk duhet nënkuptojë konfliktin me fenë islame dhe promovimin e islamofobisë, por të nënkuptojë bashkpunimin mes vetë shtetet muslimane, dijetarëve dhe institucionet e tyre.
– Liria bashkë me principet e saj janë një vlerë që vetë Islami i ka dhënë shumë rëndësi duke e lidhur me vlerën e përgjegjësisë. Kësisoj liria nuk mund të jetë një justifikim për të abuzuar me njerëzit apo për të shkelur simbolet e shenjta fetare.
– Ne jetojmë së bashku në një botë të përbashkët ku bashkjetojnë edhe shoqeritë me njera tjetrën, të cilat ndikohen në mënyrë reciproke, gjë e cila sjell domosdoshmërisht partneritet për ndërtimin e qytetërimit njerëzor dhe realizimin e interesave të përbashkëta.
– Komunikimi dhe debati mes njerëzve e cili çon në njohjen mes tyre është një domosdoshmëri njerëzore duke mos u ngritur një palë mbi tjetrën dhe duke mos e rrezikur palën tjetër nga asimilimi.
– Toleranca mes popujve pa marrë parasysh mangësitë dhe gabimet e ndryshme që kanë ndodhur përgjatë historisë, pa nënçmuar të drejtat dhe pa harruar eksperiencat e mira dhe mësimet pozitive.
– Realizimi i shpejtë i drejtësisë është një prioritet i domosdoshëm duke unifikuar standardet dhe duke pasur qëndrueshmëri të balancuar.
Lë të bashkëpunojmë në gjërat për të cilat biem dakort si pasojë e civilizmit njerëzor dhe të largojmë cënimin e njëri-tjetrit.
Le të largojmë armiqësitë dhe padrejtësitë që vazhdojnë të ndodhin, te largojmë pushtimin dhe sundimin e tij, të rikthejmë të drejtat e cenuara dhe të uzurpuara te zotët e tyre dhe le të të jemi në nivelin e nderit dhe dinjitetit njerëzor që na ka dhuruar Allahu, Zoti i botëve.
Le të meditojmë së bashku në këto dy versete kuranore ku Allahu i Lartësuar thotë:
“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” Surja el-Huxhurat 13
“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!” Surka Ali Imran 64.
Mëshira e Zotit dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë të dashur, Muhamedin (alejhissalatu usselam), familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Kjo deklaratë është lëshuar në Mekën e Nderuar
Nga punimet që u zhvilluan në Konferencën Ndërkombëtare Islame: “Islami dhe lufta kundër terrorizmit”
Më 25/02/2015