Deklaratë e Asamblesë Ndërkombëtare të Jurispodencës Islame në lidhje me ngjarjet në vendet arabe dhe në disa vende islame.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e qofshin mbi Muhamedin, vulën e profetëve dhe të dërguarëve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij:
Asambleja Ndërkombëtare e Jurispodencës Islame që buron nga Konferenca Islamike për Bashkëpunim, në seancën e saj të 21-të, të mbajtur në qytetin e Rijadit në Arabinë Saudite, nga data 15 deri 19 Muharem 1435 H, që i përkon datës 18-22 Nëntor 2013, me cilësinë e një reference juridike për umetin islam dhe duke ndjerë përgjegjësinë që i bie në supe nisur nga detyrimi që ka karshi umetit, i cili po përballet me sfida dhe rreziqe, sidomos me ngjarjet e fundit në vendet arabe dhe në disa vende islame, ka ndjekur me vëmendje atë që po ndodh në hapësirat arabe dhe islame në shumë vende, konfliktet, fitnet dhe sfidat që po fryjnë përballë umetit, që po rrezikojnë strukturën, unitetin, sigurinë dhe ekonominë e tij, sfidat që po i vendosin popujt në thundrën e padrejtësisë, urisë, frikës, përçarjes, mungesës së autoritetit, ndalimit të jetës dhe lëkundjeve të sistemeve dhe sigurisë.
Duke u nisur nga detyrimi i Asamblesë karshi umetit islam dhe duke u bazuar mbi vendimet që Asambleja ka nxjerrë në seancat e mëparshme…në lidhje me Sirinë, ne i drejtohemi me këtë thirrje bijve të umetit islam, udhëheqësve, dijetarëve dhe pushtetarëve, sidomos të atyre vendeve që po vuajnë nga këto sprova dhe konflikte se:
1- Konfirmojmë shenjtërinë e gjakrave, mbrotjen e shenjtërisë së muslimanit dhe mos-marrjen e guximit për të cënuar njerëzit, duke u nisur nga thënia e Allahut të Lartësuar: “E kush vret një shpirt (njeri) apo bën trazirë në tokë është sikur ka vrarë gjithë njerëzit, e kush e shpëton atë është sikur ka shpërtuar të gjithë njerëzit” dhe duke u nisur nga thënia e të dërguarit të Allahuat a.s.: “Çdo musliman e ka haram për çdo musliman gjakun, pasurinë dhe nderin e tij…”
2- Konfirmojmë unitetin e umetit musliman dhe territorin e tij, mos-dhënien e ndihmës apo pjesëmarrjen për të përçarë unitetin e këtyre vendeve dhe shoqërive, si dhe konfirmojmë unitetin kombëtar që garanton lidhjen e këtyre vendeve, forcën e tyre dhe parandalon konfliktet e brendshme në to.
3- Konfirmojmë domoszdoshmërinë e rrijtes së ndërgjegjësimit tek të gjitha shtresat e shoqërisë, në mënyrë që armiqëve të umetit të mos i jepet rasti për ta dëmtuar dhe për të hedhur poshtë planet etyre për përçarjen e umetit në mënyrë që ky i fundit të angazhohet me çështjet e mëdha.
4- Konfirmojmë përdorimin e rrugës së dialogut, siç kemi deklaruar në vendimin nr.182 (19/8), si një mënyrë për të rrafshuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet politike dhe konfliktet mes udhëheqësve që qeverisin me popullin dhe me partitë e ndryshme. Gjithashtu konfirmojmë mos-përdorimin e dhunës, forcës dhe armëve mes bijve të një umeti dhe vendi të përbashkët, si dhe largimin nga fanatizmi, sektarizmi dhe hisbizmi i ngushtë.
5- Konfirmojmë të drejtën e popujve për të patur drejtësi, dialog, bashkëpunim dhe siguri për një jetë fisnike mes të gjithë klasave shoqërore, për të bërë të mundur realizimin e objektivave të larta të umetit.
6- Konfirmojmë domozdoshmërinë e qëndrimit përkrah popujve të dobët që vuajnë nga një numër i madh i padrejtësive, konflikteve, dhunës dhe mungesës së sigurisë, sepse besimtarët janë vëllezër, me argument thënien e Allahut të Lartësuar: “Vërtetë, besimtarët janë vëllezër.”
7- Konfirmojmë të drejtën e popujve për liri dhe për ndryshimin e dukurive të këqia, si dhe të drejtën e tyre për të urdhëruar për punë të mira me forma paqësore dhe brenda kornizave të legjislacionit islam.
Asambleja i bën thirrje bijëve të umetit, prijësëve dhe popujve që janë pjesë përbërëse e tij, si dhe forcave politike, dijetarëve dhe mendimtarëve, që të qëndrojnë në një radhë të vetme për të shmangur rreziqet që i rrethojnë, në mënyrë që vendet e tyre të rikthehen në rolin që u takon karshi umetit.
Asambjeja, me cilësinë e një institucioni ndërkombëtar që buron nga Konferenca Islamike për Bashkëpunim i bën thirrje udhëheqësve e shteteve që të bashkëpunojnë dhe të shtojnë përpjekjet e tyre për të punuar më shumë për sheshimim e padrejtësive dhe kthimin e sigurisë në ato shoqëri që e kanë humbur atë. Lusim Allahun e Lartësuar që të ruajë umetin tonë nga çdo e keqe dhe ta udhëzojë atë tek më e mira. Vertetë, vetëm në dorën e Tij është suksesi.