Disa koncepte gabuara të adhurimit dhe moralit islam tek masa e shqiptarëve

Lidhja e Hoxhallarëve Lidhja e Hoxhallarëve 25 minuta lexim

pelegrinazhDisa koncepte gabuara të adhurimit dhe moralit islam tek masa e shqiptarëve

Përmblodhi dhe përgatiti hoxhë: Emerim Koci

1 – Kërkimi i mbrojtjes, i faljes së mëkateve, i shërimit, i martesës nga të vdekurit ose therja e kurbaneve për ta, bërja tavaf rreth varreve të tyre, bërja sexhde në drejtim të tyre, të zotuarit në emër të tyre… janë gjëra që kundërshtojnë besimin dhe nuk lejohet t’ia drejtojmë askujt tjetër përveç Allahut të Lartëmadhëruar.

2 – Komentimi i deklaratës islame-shehadetit “La Ilahe il-lAllah” me “nuk ka krijues tjetër pos Allahut”. Ky komentim bie ndesh me parimet e pastra Kur’anore dhe profetike, pasi kuptimi i vërtetë i saj është “nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut”.

3 – Bërja e bidateve dhe shumë shirkeve me nijetin e ibadeteve dhe konsiderimi i tyre si mjet afrimi tek Allahu.

4 – Të folurit për fenë e Allahut pa dije dhe argument. Duhet ditur se çdo mendim i shprehur ose fjalë e thënë pa dije dhe argument konsiderohet shpifje ndaj Allahut dhe fesë së Tij.

5 – Të tepruarit në dashurinë për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me gjëra për të cilat ai nuk na ka porositur.

6 – Të shkuarit te magjistarët dhe falltorët dhe të kërkuarit ndihmë prej tyre. Të besuarit në fjalët dhe veprat e tyre është mosbesim.

7 – Dashuria për jobesimtarët, fasikët-të prishurit, bidatçinjtë dhe shoqërimi apo përkrahja e tyre dhe urrejtja e besimtarëve, të devotshmëve, pasuesve të Sunnetit dhe mosshoqërimi apo mospërkrahja e tyre.

8 – Praktikimi i ibadeteve dhe i çdo pune tjetër me syefaqësi, me qëllim të arritjes së lëvdatave të njerëzve dhe dashurisë së tyre, duke harruar se përfitimi i dashurisë së Allahut është kusht për pranimin e një vepre, kurse ai njerëzve shkak i asgjësimit të veprave.

9 – Mosmbështetja në Allahun (tevekkul) në të të gjitha çështjet, me bindje se fuqia dhe potencialet e njeriut janë të mjaftueshme.

10 – Ndërtimi i teqeve dhe tyrbeve mbi varret e njerëzve, zbukurimi, stolisja, ndezja e qirinjve në to me bindje se janë vende të bekuara dhe të paprekshme ose lidhja apo varja e penjve nëpër muret e tyre me qëllim të realizimit të dëshirave.

11 – Parashikimi i fatit të mirë apo të keq nëpërmjet shtazëve apo simboleve. I ngjashëm është edhe parashikimi i fatit të keq nëse na pret rrugën një mace e zezë etj..

12 – Të zotuarit apo të betuarit me emrat, simbolet dhe famën e njerëzve të ndryshëm konsiderohet shirk, politeizëm.

13 – Të besuarit se ligji i Allahut -Kur’ani dhe Sunneti- nuk është i nevojshëm për këtë kohë ose zëvendësimi i ligjit të Allahut me ligjet e tjera të mangëta të pjella nga logjika e prishura të jobesimtarëve.

14 – Mosfalja e namazit, refuzimi i tij, neglizhenca dhe bindja se mosfalja e tij nuk është gjynah i madh.

15 – Akuzimi i njerëzve me mosbesim pa argumente dhe kushtet e parapara të vendosura nga dijetarët islamë.

16 – Komentimi i emrave dhe cilësive të Allahut me komentime çoroditëse apo përngjasimi i tyre me cilësitë e krijesave, mohimi i kuptimeve të vërteta të tyre apo krahasimi dhe shembëllimi i tyre me gjëra që nuk i përkasin Lartmadhërisë së Allahut.

17 – Bindja se nuk llogaritet mëkat, bidat-risi ose mosbesim fjala apo vepra e dikujt që bie ndesh me Kur’anin dhe Sunnetin, nëse nijeti i tij është i pastër.

18 – Sharja e shokëve të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem (sahabëve) duke thënë gjëra që kundërshtojnë drejtësinë e tyre apo përshkrimi i tyre me cilësi që njollosin besimin, moralin, edukatën dhe karakterin e tyre.

19 – Sharja e prijësve muslimanë, përhapja e dobësive, të metave të tyre, dalja kundër tyre, akuzimi i tyre me mosbesim pa pasur dije, argumente dhe kushtet e parapara nga Kur’ani dhe Sunneti për këtë gjë.

20 – Mallkimi dhe sharja e dijetarëve, e hoxhallarëve të njohur për qëndrueshmëri në rrugën edrejtë dhe të pastër në pajtueshmëri me metodologjinë e Muhamedit alejhissalatu vesselam dhe shokëve të tij.

21 – Bindja se lejohet vjedhja e shtetit nëse ai nuk i përmbahet fesë së Allahut apo për shkak të urrejtjes ndaj kryetarëve të shtetit.

22 – Ekstremiteti dhe fanatizmi në mendime, njerëz, medhhebe, dijetarë e hoxhallarë, pa marrë parasysh faktin se çdokush e qëllon të vërtetën apo gabon. I pagabueshëm është vetëm Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij si bashkësi

23 – Këndimi i Kur’anit për të vdekurit me para ose jo, talkini, qelimet, ilahitë etj.

24 – Bindja se thirrja e njerëzve në Ditën e Gjykimit do të bëhet me emrat e çdo njeriu dhe nënave të tyre dhe jo me emrat e baballarëve për shkak se nëna e çdo njeriu dihet me siguri, kurse babai mund të mos jetë babai i vërtetë i tij. Kjo nënkuptohet si dyshim ose shpifje në nderin e nënave muslimane dhe kjo bindje bazohet në një hadith të shpikur nga një jehudi.

25 – Të besuarit se krishterët dhe çifutët nuk janë jobesimtarë apo nuk do të hyjnë në zjarr apo të besuarit se edhe kishat janë shtëpi të Allahut ose manifestimi i dhe kremtimi i festave dhe traditave të tyre.

26 – Besimi se Tevrati dhe Ungjilli nuk kanë pësuar ndryshime dhe deformime.

27 – Kremtimi dhe manifestimi në emër të Islamit i çdo feste apo date me rëndësi për të cilën nuk ka argument nga Kur’ani dhe Sunneti i vërtetë.

28 – Shkrirja plumb njerëzve, sidomos fëmijëve në raste tronditjesh psiqike për shkak të frikës së madhe etj.

29- Të besuarit se syri i kaltër, patkoi, gërshërët, hudhra apo ndonjë gjë tjetër dhe varja e tyre në shtëpi, automobila dhe njerëz largon syrin e keq apo shpirtrat e këqij.

30 – Të besuarit se prerja e thonjve natën apo në ditë të caktuara nuk lejohet apo sjell fat të keq.

31 – Besimi dhe bindja se shëndeti, udhëzimi, lumturia arrihen me para, por në realitet paraja është mjet që ndihmon arritjen e tyre e kurrsesi nuk është bazë e tyre.

32 – Mosbesimi në përcaktimin e së mirës dhe së keqes nga Allahu.

33 – Mosbesimi në Ditën e Gjykimit, dënimit dhe shpërblimit në varr, jetën në të, ringjalljen, peshimin e veprave, llogaritjen, siratin, xhennetin dhe xhehennemin…etj.

34 – Mosbesimi në melaike apo të besuarit se melaiket janë vajzat e Zotit.

35 – Mosbesimi në ekzistimin e xhinëve dhe veprave të tyre, si fuqia, shpejtësia, ngacmimet etj.

36 – Mosbesimi në ekzistimin e Dexhallit apo të besuarit se Dexhalli është televizori.

37 – Të besuarit se shehlerët, dervishët, nuk janë të devijuar ose ata dinë të fshihen apo ata janë më të udhëzuar se Pejgamberët, sahabët, dijetarët a hoxhallarët e zakonshëm që janë pjesëtarë të katër medhhebeve të njohura.

38 – Ndezja e qirinjve apo e dritës deri në mëngjesin e 15 ditëve të para menjëherë pas vdekjes së dikujt, me bindje se shpirti i tij e viziton shtëpinë e tij gjatë këtyre 15 ditëve.

39 – Besimi se Hidri (alejhisselam) është gjallë dhe ka mundësi të paraqitet në fizionominë e njerëzve të ndryshëm.

40 – Besimi se pas vdekjes shpirtrat e njerëzve transferohen në trupat e njerëzve të tjerë, shtazëve apo bimëve.

41 – Të thënët mos të kish qenë Allahu dhe filani më kishte ndodhur kjo apo ajo. Me këtë fjalë njeriu i përshkruan rival Allahut, por duhet të thuhet Allahu pastaj filani.

42 – Të besuarit se Kur’ani i sotëm është i falsifikuar dhe jo i kompletuar.

43 – Tallja se agjërimi i Ramazanit ka qenë tri ditë, por njerëzit apo shtypi i keq i asaj kohe i Kur’anit kanë shkruar 30 ditë.

44 – Besimi se haxhi mund të realizohet edhe në vende të tjera pos Mekës apo shpenzimi i parave të përgatitura për haxh për ndonjë gjë tjetër ka shpërblimin e haxhit.

45 – Besimi se alkooli apo vera dhe gjërat e tjera dehëse janë të lejuara.

46 – Besimi se muzika është e lejuar dhe se ajo është ushqim për shpirtin.

47 – Besimi se Iblisi ka qenë melek, por pastaj është shndërruar në djall (shejtan).

48 – Besimi se të marrët udhë me qëllim të vizitës së varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sellem është ibadet i veçantë apo porositja e haxhinjve për përcjelljen e selamit të dikujt tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

49 – Prerja e kurbanit në themelin e shtëpisë, xhamisë etj., gjatë ndërtimit të tyre me bindjen se prerja e kurbanit sjell në këto gjëra bereqet.

50 – Vizita e varreve në ditë dhe vende të caktuara, si vizita e varreve që bëhet tek ne në mënyrë familjare apo të organizuar vetëm për Bajrame.

51 – Përcjellja e xhenazeve nga gratë dhe burrat së bashku, gratë përpara me kurora me bindjen se gratë zëvendësojnë melekët e Zotit, besim ky i disa fraksioneve të krishtera, Zoti na ruajtë.

52 – Besimi se nuk ka martesë pa unaza të fejesës dhe ndryshimit të tyre nga dy palët dhe nëse burri në ditën e martesës nuk ia vë unazën në gishtin e gruas së tij, kjo argumenton se martesa do të ketë probleme, që është pjesë e besimit të krishterë.

53 – Të vajtuarit me zë para kufomës së të vdekurit, të mbajturit zi, veshja e rrobave të zeza, distancimi nga jeta normale dhe kënaqësitë e saj, mosprerja e thonjve, shkulja e flokëve etj.

54- Vendosja e fotografive nëpër varre dhe bindja se ndërtimi i varreve ndihmon

jetesën e të vdekurit në varr, por traditë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel lem është që të vendoset një gur i thjeshtë në drejtim të kokës së të vdekurit.

55 – Bërja e hallvës nga familjarët e të vdekurit pas varrimit të tij me bindjen se ajo largon pikëllimin e të dashurve të tij.

56 – Bindja se kush ha i pari nga hallva e përgatitur për një të vdekur ka radhën që të vdesë.

57 – Moskërkimi i diturisë apo i ndonjëshkence që ka nevojë një popullsi muslimane, e cila nuk bie ndesh me parimet e besimit islam me pretekst se ka prejardhje jo islame, por adresa e fesë islame është dituria.

58 – Besimi se nëse i pari fëmijë lind vajzë është argument mallkimi, besim i dikurshëm i politeistëve injorantë arabë para zbritjes së Kur’anit.

59 – Besimi se të martuarit me dy, tri deri në katër gra ka qenë dispozitë e veçantë vetëm për kohën e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, por për këtë kohë nuk vlen.

60 – Besimi se homoseksualizmi është dukuri normale.

61 – Besimi se kamata lejohet në këtë kohë, duke mos harruar se kamata është shpallje luftë kundër Allahut.

62 – Besimi se lejohet të shërohet me gjëra që ka ndaluar Allahu dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si p.sh. me vajin e derrit dhe çdo gjëje që i përket atij etj.

63 – Besimi se synetia e meshkujve është traditë injorante.

64 – Besimi se lyerja e pragut të shtëpisë me mjaltë apo hedhja e grurit në fytyrat e musafirëve nga nuset e posardhura në shtëpinë e burrit sjell bereqet në jetën

bashkëshortore.

65 – Besimi se mosprishja e virgjërisë së gruas në natën e parë të martesës është argument mallkimi i asaj gruaje.

66 – Të besuarit se romët, ashkalintjë nuk mund të bëhen muslimanë menjëherë me shqiptimin e shehadetit pa ndërruar 30 fe.

67 – Besimi se nuk ka pendim absolut për ithtarët e bidateve dhe thirrësit në të, edhe pse pendimi i tyre rrallëherë realizohet.

68 – Besimi se dijetarët dhe hoxhallarët duhen të jenë të pagabueshëm.

69 – Besimi se Allahu qëndron kudo, ndërkohë që argumentet Kur’anore, profetike dhe konsensusi i dijetarëve islamë aludojnë se Ai qëndron mbi Arsh, por me dije Ai është kudo.

70 – Përqeshja e dispozitave të fesë islame apo mosbesimi në aftësitë dhe zotësitë e fesë islame si fe universale për të gjitha kohërat.

71 – Besimi se këndimi i mevludit sjell lumturi për të vdekurit dhe bereqet dhe shëndet për të gjallët.

72 – Besimi se të vdekurit dëgjojnë në varret e tyre gjithmonë.

73 – Besimi se nata e Regaibit është natë në të cilën nëna e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka mbetur shtatzënë me të. (Allahu e shkatërroftë atë që ka shpikur këtë besim!)

74 – Pretendimi i dikujt se e ka parë Allahun në ëndërr.

75 – Besimi se dikush ka mundësi ta shohë Allahun në këtë botë absolutisht e pamundur, por në botën tjetër besimtarët do ta shohin Allahun në xhennet.

76 – Të argumentuarit me caktimin e All -ahut për mosudhëzim në fenë e Allahut apo mossukses në jetë.

77 – Groposja e librave fetarë me bindjen e moskeqpërdorimit të tyre.

78 – Të porositurit e të afërmve para vdekjes që kufomën e tij ta djegin apo ta hedhin në det.

79 – Ndarja e pasurisë në mënyrë të njëjtë për djemtë dhe vajzat, ndërkohë që sheriati porosit dy hise djalit, një vajzës. Urtësia e kësaj qëndron në atë se femra nga lindja deri në martesë e ka të siguruar jetën (ushqimin dhe veshmbathjen) nga babai i saj, kurse pas martesës është nën kujdesin e burrit, kurse mashkulli pas martesës fillon jetë të re dhe ka nevojë për dy hise për ndërtimin e kësaj jete.

80 – Bindja se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë melek.

81 – Puthja e Kur’anit para se të fillohet leximi i tij apo kur të kapet herën e parë në dorë.

82 – Bindja se nëse nuk i thuhet dikujt menjëherë pas përfundimit të namazit në xhami “Allahu kabull”, namazi është i mangët.

83 – Bindja se temxhidi është ibadet që duhet të realizohet patjetër para varrimit të të vdekurit.

85 – Bindja se të vdekurin duhet ta pastrojnë vetëm hoxhallarët

apo hoxheshat.

86 – Bindja se fëmija i posalindur nuk lihet në një dhomë vetëm për një kohë të shkurtër, të paktën pa lënë në atë dhomë edhe fshesën e dorës (klasike) që ta shoqërojë.

87 – Bindja se mbulimi i fytyrës së fëmijës së porsalindur me petk të verdhë i largon atij zverdhin apo sarillëkun.

88 – Tallja se mbajtja e mjekrës është sunet, kurse rruajtja e saj farz.

89 – Besimi se ngritja e duarve para dhe pas rukusë në namaz nuk ka bazë në asnjë medhheb.

90 – Bindja se shërimi në spital apo të shëruarit me barna është bidat.

91 – Bindja se Turqia ka fenë më të fortë ndaj të gjitha vendet e tjera muslimane.

92 – Tallja e disa mendjelehtëve se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Ademi alejhis selam dhe se ai ka qenë shqiptarë, saqë sipas tyre edhe “historianët e kanë vërtetuar këtë”.

93 – Bindja se copëtimi i bukës me dorë është më i bereqetshëm, kurse prerja e saj me thikë i ngjason jomuslimanëve.

94 – Bindja se kush ha thërmijat e bukës më shumë, Allahu ia shton pasurinë më tepër.

95 – Konsiderimi i arabëve në tërësi si magjupë, në shenjë nënçmimi, Zoti na ruajtë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka qenë arab dhe Kur’ani është në gjuhën arabe.

96 – Tallja dhe bindja se Allahu të gjithë njerëzit do t’i fusë në xhennet me pretekst se Allahu nuk e ka krijuar askënd me zor- siç ka ditur të na krijojë ashtu ka për të na futur në xhennet. Kjo tallje njeriun e nxjerr nga besimi në mosbesim.

97 – Besimi se martesat e Muhamedit me shumë gra kanë ndodhur sepse ka qenë epsharak, një bindje e pjellë nga të krishterët.

98 – Besimi se varrimi i muslimanëve dhe i të krishterëve apo i feve të tjera në një vend është e lejuar.

99 – Besimi se shiat dhe sunnitë janëvëllezër. Kjo vëllazëri nuk ka mundësi të realizohet kurrë ashtu siç nuk ka mundësi deveja të futet në vrimën e gjilpërës.

100 – Martesa e fëmijëve – djemve dhe vajzave- sa janë në djep.

101 – Bindja se femrat aq janë të djallëzuara, saqë edhe shejtanin e fusin në shishe.

102 – Shikimi në trupin e femrës apo të mashkullit lakuriq me bindjen e lejimit, se ky meditim në krijimtarinë e Allahut është shkak për shtimin e besimit dhe forcimit të tij, besim i dervishëve ekstremë.

103 – Shikimi i femrave të huaja me bindjen se është e lejuar sepse Allahu e do të bukurën, edhe ky besim i dervishëve ekstremë.

104 – Dërgimi i fëmijëve për pagëzimin e tyre te shehlerët e tarikateve të ndryshme me shpresë që të bëhen evlia.

105 – Dërgimi i djemve para ose pasi të bëhen synet në tyrben e Sulltan Muratit, duke u sjellë rreth varrit të tij shtatë herë e më pas vendosja e kapeles që qëndron mbi varrin e tij në kokën e synetliut me shpresë që të bëhet sulltan me nam si Sulltan Murati.

106 – Mospirja e ujit nga gota e qelqit apo mosngrënia e ushqimit nga enët e porcelanit në datën 10 të muajit Muharrem, me bindjen se Husejni, nipi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, kur është vrarë atë ditë e kanë detyruar të pinte ujë dhe të hante ushqim të përzier me baltë. Në shenjë solidarizimi me dhembjen e tij ushqimi dhe uji duhet shërbyer vetëm në enë prej balte. Ky është besimi i shiave të devijuar.

107 – Besimi se Homeini ka qenë musliman i mirë.

108 – Ndarja e besimit islam në sheriat, hakikat dhe marifet: tre komponentët kryesorë të dervishëve në përfitimin e gradave si myrid, myhib dhe sheh.

Dije, o lexues i sinqertë, Allahu të ruajtë nga çdo e keqe, që u mundova të hedh sado pak dritë mbi gabimet më të përhapura të shqiptarëve, të cilat bien ndesh me besimin e pastër islam, me qëllim që t’i largohen devijimit. Nëse kjo temë ia ka qëlluar të vërtetës në përgjithësi, pranoje dhe përhape për hir të Allahut dhe lëri arsyet e pabaza dhe përtacinë. Në anën tjetër, nuk çuditem po ta sulmosh dhe kritikosh këtë artikull pa argumente sepse shumica e njerëzve në këtë kohë janë aq të prishur, saqë nuk di si t’i përshkruaj ndryshe nga ajo siç i ka përshkruar njëri nga dijetarët e selefit njerëzit e kohës së tij: “Ishin njerëzit dikur si gjethi i butë pa ferra, por sot janë ferra pa gjethe. Nëse hesht të shajnë, nëse flet të nënçmojnë, nëse i braktis të akuzojnë dhe të sulmojnë”.